VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

SUPERBUNKER ZVICERAN NËN ALPE

E Djelë, 06.29.2014, 08:10am (GMT1)



Ndërmarrja zvicerane SIAG ka shndërruar dy ish bunkerë ushtarakë në një strehë absolutisht të sigurt për ruajtje të të dhënave.

Tërmeti, lufta bërthamore, sulmet terroriste, sulmet e hakerëve asgjë nuk mund të dëmtojë serverët me informata të ndejshme të cilët gjenden nën Alpet e Bernës.

Swiss Fort Knox (SFK) përbëhet nga dy objekte. Ata janë të ndërlidhu me njëri - tjetrin me lidhje të veten kabllore për transmetim shënimesh, janë në tërësi të mbyllur ndaj botës së jashtme dhe të mbrojtur krejtësisht nga ajo. Këtyre serverëve hakerët nuk mund t'iu afrohen.

Kur bëhet fjalë për sigurinë, kompleksi ka standarde jashtëzakonisht të larta dhe për këtë e ndihmojnë përshtatshmëritë natyrore të vendit ku është ndërtuar- para së gjithash thellësia e masivit malor dhe burimi i ujit të pijshëm nën të.

Objektet janë në përdorim që nga vitit 1996. Klientë nga rreth 30 vende aty i ruajnë shënimet e veta më të ndjeshme. Krahas këtyre, në hapësirat e trezorit ruhet edhe ari dhe letra me vlerë.kd
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.