VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Argjentinë-Zvicër, sot ora 18
MESSI - NIS BOTËRORI I VËRTETË, SHQAIRI - KOHA PËR TË SHKRUAR HISTORINË

E Martë, 07.01.2014, 02:11pm (GMT1)


BRAZIL - Xherdan Shaqiri e Lionel Messi. Vëmendja sot do të shkojë pikërisht në Arena Sao Paolo ku Argjentina do kërkojë si pretendente të marrë një fitore, ndërsa Zvicra do kërkojë të shkruajë historinë. Në vigjilje të kësaj sfide, kapiteni i kombëtares argjentinase ka shkruar në rrjetin social Facebook se ekpi albiceleste ka shumë dëshirë për të arritur diçka të madhe.

"Jemi të kenaqur që dolëm nga faza e parë si kryesues të grupit, por tani është pikërisht ora kur nis botërori i vërtetë."

Shaqiri ne FBPor edhe Shaqiri nuk mbetet pas, duke përdorur të njëjtin medium shkruan: "Ka ardh koha për të shkruar një histori..."

Nga ana tjetër numri një i stolit të zvicerianëve, Ottmar Hitzfeld pranoi se gjatë stërvitjes, lojtarët e tij ishin paksa nervozë, pasi për ta është një gjë e veçantë të luajnë përballë Argjentinës, por garantoi se kanë një plan për të frenuar Lionel Mesin.

"Dëshirojmë të vijojmë drejt një rruge historike për futbollin zvicerian. Kemi luajtur përballë argjentinës edhe në raste të tjera, janë kampion bote, janë shumë të mirë, dhe ndaj ne i kemi bërë llogaritë duke pasur parasysh këto fakte.

Hitzfeld nënvizoi faktin se mbrojtësit e tij do të kenë probleme për ta frenuar Messin me kompani, por ai ka besim te ekipi që drejton.

"Kemi ardhur duke u përmirësuar pak nga pak. Golat që pësuam nga Franca, na kanë bërë tani më të kujdesshëm. Ndeshja me Hondurasin na ka çliruar dhe tregoi se jemi në rrugë të mbarë."
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.