VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

E GJITHË ZVICRA SYTË TEK NDESHJA E SOTME, ZVICËR-ARGJENTINË
Edhe sot, në faqen e parë të gazetës me tirazhin më të madh në Zvicër «20 minuten» është bashkëkombësi ynë, Xherdan Shaqiri

E Martë, 07.01.2014, 03:10pm (GMT1)


Gazeta e sotme «20 minuten»

Sot gjithandej Zvicrës top-tema është loja ndërmjet Zvicrës dhe Argjentinës. Kudo të jesh sheh sinjale se do të përcillet ndeshja e Kombëtares zvicerane. Edhe mediet, duke nisur nga radiot, gazetat, portale e televizionet, e kanë temë aktuale ndeshjen e sotme dhe aty gjithnjë përmendet Xherdan Shaqiri. E në të pa dyshim se flitet edhe për bashkëkombësit tjerë, si Behrami, Mehmeti, Xhaka, Xhemajli. Kryeartikull i gazetës në fjalë është se në sytë e Xherdan Shaqirit shihet çerekfinalja. Mesi e Xherdan Shaqiri, dy protagonistët e njohur tashmë për sportdashësit.

Organizime të ndryshme janë bërë edhe në Zvicër, nëpër vende publike, në mes të qytetit të Cyrihut, shumë rrugë sigurisht do të bllokohen, sepse ka shumë tifozë që dëshirojnë ta shohin jashtë, e koha e mirë ua mundëson këtë. Si do që të jetë, lojtarët shqiptarë të Kombëtares zvicerane po hyjnë në historinë zvicerane. Edhe bashkatdhetarët tanë me padurim po e presin ndeshjen. Edhe ata duan që të fitojë Zvicra, sepse Zvicrën e krahasojnë me atdheun e dytë të tyre, pastaj sepse në të luajnë bashkëkombësit tanë. Të dy janë të motivuar në maksimum për këtë përballje. «Tani fillon vërtet Botërori», paralajmëron katër herë fituesi i «Topit të Artë» në profilin e tij në Facebook. «Ka ardhur koha për të shkruar një histori», përgjigjet në të njëjtin «mejdan» virtual edhe në shqip Shaqiri. Siç po shihet, Otmar Hitzfield do t'i rreshtojë në formacion edhe tre shqiptarë të tjerë, përveç Shaqirit, edhe Valon Behramin, Granit Xhakën, e Admir Mehmedin. Shpresojmë shumë se do ta përjetojmë fitoren e radhës për Zvicrën.

Për t'i paraprirë fitores - sot në sheshet e Zvicrës pranë ekranëve të mëdhenj, rinia do të blejë hamburgera me vetëm 1 frangë zvicerane.

Ne na mbetet të të urojmë ashtu si urojnë zviceranët Hopp Schwiiz!

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.