VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - GAZETAT ZVICERANE, SHAQIRI GEGEN MESSI - SHAQIRI KUNDËR MESIT

                                                                                      

E Premte, 04.19.2024, 12:58am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
ZVICRA
 
GAZETAT ZVICERANE, SHAQIRI GEGEN MESSI - SHAQIRI KUNDËR MESIT

E Martë, 07.01.2014, 03:21pm (GMT+1)


Voal-online.ch - Shaqiri gegen Messi - Shaqiri kundër Mesit. Ky është titulli kryesor në gazetat e sotme zvicerane kushtuar ndeshjes Argjentinë-Zvicër, e cila pritet të nisë pas pak orësh.

Tashmë gjithçka është gati, Kombëtarja Zvicerane përballet sot në Sao Paulo me Argjentinën dy herë kampione Botës.

Përballja do të jetë tashmë mes Shaqirit dhe Mesit. Ekspertët zviceranë të futbollit iu kanë kushtuar faqe të tëra në gazetat e sotme skemave me të cilat dalin në fushë dy kombëtaret, të cilat identifikohen me yjet e tyre.

Gazeta zvicerane, Blick, bën një krahasim në mes yllit nga Kosova, Xherdan Shaqirit dhe Lionel Messit, futbollistit më të mirë në botë. Shaqiri alfa dhe omega e kombëtares së Zvicrës sikurse edhe Messi për Argjentinën, që sot në orën 18.00 takohen në mes vete në stadiumin "Arena de Sao Paolo".

Shaqiri është i gjatë 169 centimetra sa edhe Messi. I ashtuquajturi jashtëtokësor peshon më shumë. Messi kushton 145 milionë franga dhe Shaqiri 25 milionë! "Pleshti magjik"(Messi) kundër "Xhuxhit magjik"(Shaqiri), Messi kundër Messi të Alpeve! Apo thjeshtë: Lionel Messi (27-vjeçar) kundër Xherdan Shaqirit (22-vjeçar).

Pyetja më e madhe e zviceranëve është: Si mund të ndalet Messi?

Trajneri zviceran, Ottmar Hitzfeld, është duke planifikuar një formulë të tillë për ndalur yllin argjentinas. "Unë jam një tifoz i Messit. Ashtu si të gjithë ata që e duan lojën e tij", tha Hitzfeld. Valon Behrami, një luftëtar i madh në fushë: "Duhet të jemi kompakt dhe mos të lejojmë që të shtrijnë lojën e tyre argjentinasit. Nëse Messi i ka vetëm 30 sekonda të lirë, ai e vendos lojën!", tha Behrami.

Gazeta argjentinase: "Ole", shkruan për Shaqirin: "Shaqiri ka këmbë të fuqishme, i vogël, i shkathët dhe ka sy për gol! Messi? Jo! Ne po flasim për Shaqiri", raporton "Ole".

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
E GJITHË ZVICRA SYTË TEK NDESHJA E SOTME, ZVICËR-ARGJENTINËEdhe sot, në faqen e parë të gazetës me tirazhin më të madh në Zvicër «20 minuten» është bashkëkombësi ynë, Xherdan Shaqiri (07.01.2014)
BBC, SHAQIRI, XHAKA E BEHRAMI - NE JEMI ZVICERANË, NE JEMI NGA KOSOVA (07.01.2014)
Argjentinë-Zvicër, sot ora 18MESSI - NIS BOTËRORI I VËRTETË, SHQAIRI - KOHA PËR TË SHKRUAR HISTORINË (07.01.2014)
PËR HIMNIN E RI TË ZVICRËS - GJITHSEJT 116 PROPOZIME (07.01.2014)
XHAMIA NË ZYRIH, QË FREKUENTOHET NGA SHQIPTARËT, DYSHOHET SI QENDËR XHIHADI (06.30.2014)
WIDMER-SCHLUMPF - SHKURTOJMË 2600 VENDE PUNE NË PERSONELIN FEDERAL, KURSEJMË 300 MILIONË FRANGA (06.30.2014)
SUPERBUNKER ZVICERAN NËN ALPE (06.29.2014)
XHERDAN SHAQIRI NË 11-shen IDEALE TË BOTËRORIT (06.28.2014)
EDHE FIFA KREMTON PËR SHAQIRIN - TREGOLËSHI I TIJ ËSHTË I 50-i NË HISTORINË E BOTËRORËVETregolëshin Shaqiri ia kushton familjes, i përshëndet për përkrahjen të gjithë shqiptarët (06.27.2014)
SHAQIRI - ZVICRA E VOGËL MUND TË BEFASOJË ARGJENTINËN (06.26.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]