E Premte, 12.13.2019, 02:27am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
ZVICRA
 
SHQIPTARËT E ZVICRËS LARGOHEN KRYELARTË NGA BOTËRORI

E Mërkurë, 07.02.2014, 10:20am (GMT+1)

Vazhdimet kanë përfunduar ëndrrën e shqiptarëve të Zvicrës për kualifikim në çerekfinale.

Angel di Maria ka realizuar të vetmin gol dy minuta para fundit për të kthyer në shtëpi zviceranët.

Edhe pse Zvicra nuk arriti të nxirrte rezultat pozitiv, performanca e pesë shqiptarëve ishte mbresëlënëse. Deri në këtë fazë ata realizuan 6 nga të 7 golat e Zvicrës.

Tani Argjentina pret fituesin e takimit ShBA - Belgjikë.

***

Zvicra në vazhdime me Argjentinën

Pas 90 minutave lojë Zvicra ka barazuar me Argjentinën pa gola për të vazhduar ballafaqimin për çerekfinale drejt vazhdimeve.

Në fillim, ndeshja ishte më e ekuilibruar ku asnjëra skuadër nuk rrezikonte portën kundërshtare.

Rasti i parë erdhi tek në minutën e 28-të për dyshen shqiptare, Xhaka-Behrami.

Granit Xhaka mori një pasim në afërsi të golit dhe tentoi që të mposhtte Sergio Romeron me një goditje të ulët, por kjo u prit nga portieri i sigurt. Ai topin e ktheu te Valon Behrami që me goditje nga distanca provoi të shënonte për 1 me 0, por Romero priti edhe këtë goditje për të mbajtur rrjetat e paprekura.

Një minutë më vonë, Ezequiel Lavezzi, që zëvendësoi Sergio Agueron e lënduar, ishte afër golit për Argjentinën, por Benaglio i Zvicrës u tregua i vëmendshëm duke pritur goditjen.

Rastin më të mirë për Zvicrën në pjesën e parë e pati Josip Drmiq në minutën e 39-të.

Xherdan Shaqiri pasoi për mrekulli te kroati i cili i vetëm përballë portierit gjuajti plogësht direkt në duart e tij.

Ky ishte rasti i fundit në pjesën e parë që u dominua nga zviceranët.

Në fillim të gjysmëlojës së dytë, Sergio Romero u sprovua nga Xherdan Shaqiri. Anëtari i Bayern Munichut ishte afër golit në minutën e 51-të. Ai provoi nga një goditje e lirë, por Romero priti sërish goditjen e shqiptarit.

Marcos Rojo rrezikoi i pari në pjesën e dytë për Argjentinën në minutën e 57-të. Goditjen e tij e priti Diego Benaglio për të mos lejuar që Zvicra të gjendej në disavantazh.

Benaglio pati sërish punë në minutën e 62-të kur priti goditjen me kokë të Gonzalo Higuainit. Sulmuesi i Napolit kërceu më së larti, por goditja e tij qendrore nuk i dha epërsinë Argjentinës.

Granit Xhaka doli nga loja në minutën e 66-të duke u zëvendësuar me Gelson Fernandesin.

Lionel Messi, i pavërejtur në fushë, rrezikoi për herë të parë në minutën e 68-të me një goditje të fuqishme. Topi në këtë rast kaloi pranë traversës së Benaglios.

Sulmuesi i Barcelonës rrezikoi sërish në minutën e 78-të. Messi kaloi Behramin për të goditur fort drejt portës, por sërish në vendin e duhur doli Benaglio që shpëtoi edhe një herë Zvicrën.

Me këtë rast skuadrat përmbyllën lojën e rregullt prej 90 minutave. Tani takimi vazhdon me dy pjesë nga 15 minuta e nëse asnjëra skuadër nuk arrin të sigurojë fitoren, çerekfinalisti i parafundit caktohet me penalti.kd

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Revista sportive Ole e Argjentinës bën radiografinë e djemve të ZvicrësXHERDAN SHAQIRIN E QUAN NJË SOZI TË MESSIT (07.01.2014)
GAZETAT ZVICERANE, SHAQIRI GEGEN MESSI - SHAQIRI KUNDËR MESIT (07.01.2014)
E GJITHË ZVICRA SYTË TEK NDESHJA E SOTME, ZVICËR-ARGJENTINËEdhe sot, në faqen e parë të gazetës me tirazhin më të madh në Zvicër «20 minuten» është bashkëkombësi ynë, Xherdan Shaqiri (07.01.2014)
BBC, SHAQIRI, XHAKA E BEHRAMI - NE JEMI ZVICERANË, NE JEMI NGA KOSOVA (07.01.2014)
Argjentinë-Zvicër, sot ora 18MESSI - NIS BOTËRORI I VËRTETË, SHQAIRI - KOHA PËR TË SHKRUAR HISTORINË (07.01.2014)
PËR HIMNIN E RI TË ZVICRËS - GJITHSEJT 116 PROPOZIME (07.01.2014)
XHAMIA NË ZYRIH, QË FREKUENTOHET NGA SHQIPTARËT, DYSHOHET SI QENDËR XHIHADI (06.30.2014)
WIDMER-SCHLUMPF - SHKURTOJMË 2600 VENDE PUNE NË PERSONELIN FEDERAL, KURSEJMË 300 MILIONË FRANGA (06.30.2014)
SUPERBUNKER ZVICERAN NËN ALPE (06.29.2014)
XHERDAN SHAQIRI NË 11-shen IDEALE TË BOTËRORIT (06.28.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Dhjetor 2019  
D H M M E P S
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31        
 

 
VOAL
[Shko lart]