VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

MESSI SHQIPTAR MË I MIRË SE ARGJENTINASI

E Mërkurë, 07.02.2014, 10:24am (GMT1)



Edhe pse Argjentina mposhti Zvicrën në 1/8 e finales fal golit të vonshëm të Angel Di Marias, lojtarët shqiptarë ishin ndër më të mirët në fushë.

Xherdan Shaqiri, i cili pas lojës së mrekullueshme kundër Hondurasit ku shënoi 3 gola dhe mori nofkën "Messi i Alpeve", ishte shumë më i mirë se ylli argjentinas, Lionel Messi.

Ylli i Barcelonës kishte dy goditje në portë përkundër 4 që kishte Shaqiri.

Shaqiri kishte kompletuar 1 pasim më shumë se Messi. Shaqiri 41-40 Messi.

Shaqiri ishte i barabartë me Messinë në aspektin e topave të fituar. Secili arritën që këtë ta bëjnë nga tre herë.

Messi kishte kaluar distancë prej 10702 metrave e Shaqiri kishte kaluar 4 km më shumë duke arritur shifrën prej 14584 metrave të kaluara pas 120 minutave lojë.
Në këtë aspekt, Messi u mposht edhe nga Valon Behrami e Admir Mehmedi.

Edhe sa i përket shpejtësisë, Shaqiri e kaloi Messinë. Argjentinasi kishte shpejtësinë maksimale prej 27.6 km/orë e Xherdani "fluturoi" në 28.7 km/orë.

Sa i përket fushës së mbuluar, në bazë të fotos të nxjerrë nga faqja zyrtare e FIFA-s, mund të shihet që Xherdan Shaqiri kishte arritur të vraponte në çdo cep të fushës përkundër Lionel Messit që shumë pak u kthye në rolin e mbrojtjes.kd



www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.