VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

BLERIM XHEMAILI - NUK E PASHË TOPIN

E Mërkurë, 07.02.2014, 10:29am (GMT1)



Blerim Xhemaili ka shpjeguar se si ndodhi rasti në sekondat e fundit të humbjes së Zvicrës kundër Argjentinës.

Një gol do të barazonte gjithçka dhe Zvicra ndoshta do të siguronte fitoren pas penaltive, e ai që ishte më afër golit ka treguar pas ndeshjes për atë rast.

"Isha shumë pa fat në atë rast, nuk e pashë topin deri në sekondë të fundit dhe pastaj goditja nuk shkoi si e mendova", ka thënë ai për SkySport Italia.

"Është e tmerrshme të humbësh në këtë mënyrë, por ne zhvilluam një lojë të mrekullueshme dhe nuk mund të bënim më shumë. Ne shkojmë me kokat lart, por kjo është skuadër e re dhe do të rritemi në vitet e ardhshme".

"Kjo është e njëjtë edhe për sulmuesin tonë, që në herën e ardhshme nuk do të dridhet para portierit", tha tetovari që dukej se i drejtohej Josip Drmiqit, i cili si i vetëm përball portierit argjentinas i fali topin drejt e në duar.

"Argjentina? Në fund skuadrat e mëdha fitojnë ndeshjet e tyre", përfundoi ai duke lavdëruar skuadrën kundërshtare.kd
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.