VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

FILLON VERA PËR SHTATË MENDJET E ZVICRËS
Para se të nisin pushtimet, do të jenë së bashku në kantonin Nojshatel

E Mërkurë, 07.02.2014, 04:31pm (GMT1)



Voal-online.ch - Para se të ndahen për një periudhë të shkurtër, këshilltarët federalë do të jenë në kantonin Neuchâtel për piknikun tradicional të fundstinës. Qeveria është ftuar nga presidenti i Konfederazione Didier Burkhalter i cili ka parashikuar dy ditë ekskursione në varkë dhe në shetitje.

Muaji korrik rimon, gjithsesi, edhe me pushimet për anëtarët e ekzekutivit, të cilët do t'ia lejojnë vetes disa ditë pushime, pavarësisht se agjenda e pushimeve është plot me udhëtime zyrtare jashtë vendit. Simonetta Sommaruga ka zgjedhur Veriun e Evropës, ku do të bëjë udhëtime të gjata.

Ka parapëlqyer pushimet në familje, në Neuchâtelin e tij, Didier Burkhalter. Pushimet në Zvicër do të kalohen edhe nga Johann Schneider-Amman e Eveline Widmer-Schlumpf.

Alain Berset ka parapëlqyer Francën, ku do të marrë me vete gruan dhe tre fëmijët e tyre. Por friburgasi nuk ka pranuar të japë hollësi, ngaqë e respekton jetën private. Edhe më misteriozë janë Doris Leuthard e Ueli Maurer, për të cilët nuk dihet ku dhe kur shkojnë. SDA/ATS
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.