VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

NJË AVION TË RI PËR QEVERINË ZVICERANE
Mendohet blerja e një Pilatus që kushton 10 milionë franga

E Enjte, 07.03.2014, 07:13am (GMT1)



Voal-online.ch - Ministri i Mbrojtjes Ueli Maurer ka për të analizuar blerjen e një avioni qeveritar nga ndërmarrja zvicerane Pilatus, siç është kërkuar nga kolegët e tij.  Njëri nga dy avionët që është në dispozicion të këshilltarëve federalë tashmë është tepër i vjetër. Sipas Departamentit të Mbrotjes, avioni, për t'iu përgjigjur rregullave të reja të lundrimit ajror, ka nevojë për një mirëmbajtje që është tejet e kushtueshme.

Këshilltarit federal të SVP i është drejtuar pyetja vijuese: në vend se të shpenzojmë një milion në vit për ta mbajtur në gjendje avionin ekzistues, pse të mos blihet një i ri me vlerë 10 milionë franga? Maurer do të donte një Pilatus PC-24, i cili mund të ishte në dispozicion të qeverisë në vitin 2017.

Zyrihasi ka shpallur informacione të reja për këtë verë, por nga këndi i disa mediave mund të flitet për një "surprizë" nga ana e ministrit për 1 Gushtin, Ditën Kombëtare të Zvicrës. Nëse do të ketë surprizë, artëherë pritet që Pilatus PC-24, përshkruar në faqen publicitare të ndërmarrjes si një përkryerje e llojit të tij, do të ishte përkrah ish avionit të qeverisë monegashe, të cilin Berna e pati blerë për 35 milionë. ATS/SDA

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.