VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

BANKIERI MERRET NË PYETJE NGA PROKURORIA - PRANON SE I KA TRANSMETUAR TË DHËNA FRANCËS

E Djelë, 07.06.2014, 08:27am (GMT1)



Voal-online.ch - Pierre Condamin-Gerbier, ish drejtues i bankës gjenevase Reyl, akuzuar nga kjo bankë se iu ka transmetuar të dhëna autoriteve franceze, është dëgjuar të enjten, më 3 korrik, nga Prokuroria Publike e Konfederatës. Gjatë hetimit, ai ka pranuar faktet.

Aktakuza do të depozitohet në fund të verës, i ka pohuar Prokuroria agjencisë ATS, duke konfirmuar lajmin e publikuar të shtunën nga «Le Temps».

I akuzuar, qytetar francez, dëshmitar çelës në hetimet ndaj ish ministrit francez Jérôme Cahuzac, ka pranuar madje se ka gënjyer dhe se ua ka transmetuar në mënyrë spontane disa emra të klientëve të bankës Reyl gjyqtarëve të Francës, ndërkohë që deri tani kishte pohuar gjithnjë vetëm se kishte konfirmuar informacione që kanë në zotërim autoritetet franceze.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.