VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

RRITET MË TEJ PËRQINDJA E TURISTËVE NË ZVICËR

E Hënë, 07.07.2014, 10:51am (GMT1)



Voal-online.ch - Sektori hotelier zviceran ka përjetuar një maj tejet pozitiv, me 2,6 milionë prenotime, pra me 2,2% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2013. Rritja më e madhe është regjistruar në mesin e turistëve zviceranë, me një shtim prej 5,1%, baras me 1,1 milionë prenotime, ndërsa rritja e numrit të turistëve të huaj është 0,1%.

Nga jashtë ardhja më e madhe është nga Kina (+19,6%), ndërsa mysafirët evropianë janë pakësuar me 3,6%.

Zyra Federale e Statistikave, e cila i ka komunikuar të dhënat, kujton se këtë vit Rushajat kanë qenë në qershor, ndërsa më 2013 ishin në maj, prandaj pritet që qershori të jetë më i mirë se maji. SDA/ATS
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.