VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

DOSJA E VJEDHUR MJEKËSORE E SHUMAKERIT MUND TË KETË PËRFUNDUAR NË ZYRIH

E Martë, 07.08.2014, 08:03am (GMT1)



            Spitali vodez ku është trajtuar Schumacher

Voal-online.ch - Kompjuteri i përdorur në përpjekje për të shitur dosjen mjekësore të Michael Schumacher, vjedhur javët e shkuar, është pikasur ne Zvicër, sipas drejtësisë franceze.

Në mënyrë të veçantë, sipas një burimi të përmendur nga e përditshmja Le Dauphiné Libéré, adresa IP e përdorur nga hajduti i dosjes është lokalizuar në një shoqëri helikopterësh të kantonit të Zyrihut, së cilës fillimisht i ishte dashur të siguronte transferimin e kampionit të Formula 1 nga spitali i Grenobles në Lozanë.

Ndërmarrja, në kuadrin e transportit, kishte marrë një kopje të raportit, shitja e së cilës pastaj i është propozuar nga media të ndryshme.SDA/ATS

Lajmi i vjedhjes të Dosjes të kampionit të F1





Sipas L'Express - vjedhja e Dosjes mjeksore të Michael Schumacher është bërë me një shoqërues i ambulancës zvicerane. Këtë e konfirmuan disa media zvicerane posa u hap lajmi.

Ky shoqërues ka përfituar gjatë transportit të kampionit të F1nga Grenoble në Lausanne për ta vjedhur dosjen. 

Dokumenti i vjedhur është një raport i sintetizuar 11-12 faqe përpiluar nga mjekët që e kuruan kampionin në spitalin e Grenoble, për kolegët e tyre zviceranë që do të vijonin kurimin.

Dokumentat gjendeshin në mjetin që transportonte Schumacher, sikur raportohet nga prokurori i Republikës i Grenoble, Jean-Yves Coquillat të cilin e citon le SonntagsBlick.

Familja e Schumacher, nuk ka bërë asnjë deklarim, ndërsa policia ka vënë në dispozicion 50.000 euro, një lajm ky i botuar në shumë gazeta.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.