VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - ANDRÉ BLATTMAN - HERËT PËR TËRHEQJE TË USHTARËVE ZVICERANË NGA KOSOVA

                                                                                      

E Premte, 04.19.2024, 03:38am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
ZVICRA
 
ANDRÉ BLATTMAN - HERËT PËR TËRHEQJE TË USHTARËVE ZVICERANË NGA KOSOVA

E Mërkurë, 07.09.2014, 08:15am (GMT+1)


Bernë, 9 korrik 2014 - Shefi i Forcave të Armatosura të Zvicrës, André Blattmann, i cili ka qëndruar për një vizitë zyrtare në Kosovë, në një intervistë për gazetën "Aargauer Zeitung", është shprehur kundër një tërheqjeje të parakohshme të Swisscoy-t nga Kosova. Kjo, para së gjithash për faktin se rreth 10 për qind e popullatës kosovare jeton në Zvicër.

"Duhet edhe shumë kohë para se të mendohet për tërheqje të Zvicrës nga Kosova", ka thënë Blattmann.

Blattmann fillimisht shpreh kënaqësinë për ndjenjën e mirënjohjes që ka parë te kosovarët ndaj zviceranëve të angazhuar në Kosovë.

"Swisscoy gjeneron siguri jashtë vendit, gjë që i bën mirë Zvicrës", tha ai.
Blattmann thotë se vërehen ndryshime të dukshme në krahasim me kohën kur në Kosovë qëndronin misionet e para të Swisscoy-t.

"Atëbotë prioritet absolut ishte mënjanimi i pasojave të drejtpërdrejta të luftës. Ndërsa tash prioritet është sigurimi i stabilitetit në mënyrë që ky vend më në fund të ecë përpara dhe të zhvillohet. Pa zhvillim ekonomik dhe siguri kjo nuk bëhet. Situata politike dhe shoqërore në Kosovë është ende labile por ka edhe përparime të dukshme, kjo gjë shihet", thotë Blattmann, transmeton Albinfo.ch.

Shembull për këtë përparim sipas tij është sipas tij fakti se kufiri në qytetin e ndarë të Mitrovicës është bërë më i kalueshëm. Me siguri edhe falë stabilitetit për të cilin kujdesen ushtarët zviceranë.

Pyetjes së gazetarit nëse tash është koha për përfundimin e misionit zviceran në Kosovë, shefi i ushtrisë zvicerane i përgjigjet se është shumë herët për një gjë të tillë sepse me këtë do të vihej në pikëpyetje e gjithë ajo që është arritur.
"Për mendimin tim ne duhet të sigurojmë në Kosovë më shumë stabilitet dhe përparim ekonomik, ndryshe, shumë shpejtë kthehemi sërish në pikën 1, dhe është pikërisht kjo që unë nuk e dua".

As tendenca për përgjysmimin e trupave që po e ndjek KFOR-i në Kosovë, nuk duhet të vlejë për Zvicrën sipas Blattmanit.

"Për Zvicrën momentalisht angazhimet e të tjerëve nuk janë në plan të parë. Përkundrazi, Kosova ka për Zvicrën një rëndësi të drejtpërdrejtë për faktin se dhjetë për qind të popullatës kosovare jetojnë në Zvicër. Parlamenti ka zgjatur angazhimin e Swisscoy-t deri në vitin 2017, që mua më duket vendim shumë i arsyeshëm. Ne duhet të kujdesemi për stabilitet në Kosovë, ashtu që populli atje të mund të zhvillohet ekonomikisht", tha ai.

Pyetjes se edhe sa kontingjente të Swisscoy-t duhet të dërgojë Zvicra në Kosovë, Blattman i përgjigjet se "nga pikëshikimi im do të zgjasë me vite deri sa Kosova të jetë në atë gjendje që ne të mund të tërhiqemi".
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
PRITJE MADHËSHTORE PËR ADMIR MEHMEDIN NË GOSTIVAR (07.08.2014)
DOSJA E VJEDHUR MJEKËSORE E SHUMAKERIT MUND TË KETË PËRFUNDUAR NË ZYRIH (07.08.2014)
RRITET MË TEJ PËRQINDJA E TURISTËVE NË ZVICËR (07.07.2014)
NË VETËN E PARË JETMIRA AVDYLI, SHQIPTAROZVICERANE QË I NGJASON SHUMË RITA ORËS DHE QË I PËLQEJNË SHUMË SFIDATNga KUJTIM SHABANI (07.06.2014)
BANKIERI MERRET NË PYETJE NGA PROKURORIA - PRANON SE I KA TRANSMETUAR TË DHËNA FRANCËS (07.06.2014)
'PELE I PERUSË' E KRAHASON SHAQIRIN ME MESSIN E NEYMARIN (07.05.2014)
SHAQIRI E TË TJERËT U PRITËN SI HERONJ NË ZVICËR (07.03.2014)
KËSHILLI FEDERAL - SEKRETI BANKAR NUK PREKETProjekti duhet rihartuar (07.03.2014)
NJË AVION TË RI PËR QEVERINË ZVICERANEMendohet blerja e një Pilatus që kushton 10 milionë franga (07.03.2014)
FILLON VERA PËR SHTATË MENDJET E ZVICRËSPara se të nisin pushtimet, do të jenë së bashku në kantonin Nojshatel (07.02.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]