ROMA E DËSHIRON XHERDAN SHAQIRIN
E Mërkurë, 07.09.2014, 11:50am (GMT+1)
Roma e dëshiron në radhët e veta mesfushorin kosovar të Bayernit, Xherdan Shaqirin, raportojnë mediat italiane.
Siç shkruan Sky Sport Italia, Roma i ka nisur bisedimet me klubin gjerman për transferimin e Shaqirit.
Reprezentuesi i Zvicrës pati rol vendimtar në Kampionatin Botëror në Brazil për përfaqësuesen helvetike. Djaloshi nga Gjilani shënoi het-trikun e parë për Zvicrën në Botëror që nga viti 1954.
Për Shaqirin, janë të interesuar edhe Livepooli dhe se fundit edhe Chelsea.kd
www.voal-online.ch
|