VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

KURRË NË ZVICËR NUK KANË ARDHUR KAQ SHUMË EMIGRANTË

E Mërkurë, 07.09.2014, 12:07pm (GMT1)


Voal-online.ch - Gjithnjë e më shumë njerëz nga vendet në vështirësi arrijnë në Zvicër. Sipas të dhënave të Sekretaritatit të Shtetit për Ekonominë (SECO), gjysma e emigrantëve vjen nga shtetet në krizë të hapësirës mesdhetare. Gjermanët përbëjnë vetëm 15%.

Vitin e shkuar janë vendosur në Konfederatë 66'200 veta, shifra më e lartë e regjistruar ndonhëherë. Prej hyrjes në fuqi të qarkullimit të lirë në vitin 2001 numri i njerëzve aktivë profesionalisht është rritur me 624 000 veta.

Pavarësisht rritjes së popullsisë, papunësia është zvogëluar dhe nivelet e pagave janë rritur.

Të huajt e sapoardhur janë 58% më të arsimuar se mesatarja zvicerane, 15% ka kryer vetëm arsimin e detyrueshem. Kjo do të thotë se ekokomia kërkon njerëz me shkollim të mirë, por edhe me pak kualifikim. SDA/ATS


www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.