VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

QINDRA VETURA TË BASHKATDHETARËVE KONFISKOHEN NË KOSOVË PËR SHMANGIE TË TATIMEVE

E Enjte, 07.10.2014, 09:25am (GMT1)


Për gjashtë muaj Dogana e Kosovës ka konfiskuar rreth 500 vetura, të cilat kryesisht u përkasin bashkatdhetarëve nga diaspora, të cilët nuk e respektojnë kodin doganor, shkruan sot Koha Ditore.

Ata i lënë veturat me targa të huaja në Kosovë dhe shfrytëzimi i tyre nga jopronarët, pa iu nënshtruar procedurës së zhdoganimit pason gjobitjen dhe konfiskimin e tyre. Megjithatë, shoqëria civile konsideron se janë pikërisht tarifat e larta doganore ato që po i shtyjnë qytetarët që t'iu shmangen tatimeve.

Adriatik Stavileci, zëdhënës në Doganën e Kosovës, ka thënë se për të mos ndodhur konfiskimi i automjeteve dhe pagesa e gjobave, palët që vendosin t'i lënë veturat në Kosovë duhet ta bëjnë zhdoganimin e tyre.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.