VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

ARLIND LOKAJ DUHET TË LARGOHET NGA ZVICRA BRENDA 31 KORRIKUT

E Enjte, 07.10.2014, 10:58am (GMT1)


Në foto: Arlind Lokaj e, prapa tij, mbështetësit e shumtë

Voal-online.ch - Arlind Lokaj duhet të largohet nga Tiçinoja dhe Zvicra 31 korrikut. Kështu e bën të ditur Seksioni i Popullsisë, duke hedhur poshtë kërkesën e kushedisatë të bërë për leje qëndrimi me qëllime studimi.

Në vijim të certifikatës së katërt mjekësore të paraqitur nga i riu me prejardhje nga Kosova, më 25 prill Departamenti i Institucioneve, në pajtim me Departamentin Social dhe të Shëndetësisë, e ka konsideruar atë një shqyrtim mjekësor ekspert "që ka përcaktuar në mënyrë të padiskutueshme gjendjen se gjendja shëndetësore e Arlind Lokajt ia mundëson atij të largohet nga Zvicra për t'u kthyer në Atdhe, pa pasur nevojë për ndonjë terapi spitalore apo ambulatore," shkruajnë mediat.

Paralelish, më 13 qershor, Arlind Lokaj ia ka paraqitur instancës përkatës kërkesën për leje studimi, të cilën Seksioni i Popullsisë e ka hedhur poshtë.

E kësaj here, sipas burimeve tona, djaloshi është dorëzuar dhe ka vendosur të largohet. RSI

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.