VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Hidhet poshtë Konventa e Alpeve
E Premte, 12.11.2009, 02:31pm (GMT1)

 

Në Këshillin Nacional shumica qytetare fundos nëntë protokollet

 

Voal-online Pas vitesh vendnumërimesh dhe vonesash të ndryshme Këshilli Nacional ka hedhur poshtë, me 97 vota kundër 94 (dhe dy abstenime), hyrjen në fuqi të nëntë protokolleve të Konventës së Alpeve, nga të cilat vetëm tri ishin miratuar tashmë në degën tjetër të parlamentit federal.

 

Në thelb e ka refuzuar shumica qytetare (në mënyrë të veçantë SVP dhe FDP), për të cilat normativa është tepër e zhdrejtpeshuar ndaj interesave ekologjike në mospajtim me zhvillimin ekonomik.

 

Pikërisht ky aspekt ia ka arritur në gjithë këto vite të shmangë miratimin e protokolleve të nënshkruara 9 e 11 vjet më parë nga Këshilli Federal që ka kërkuar ratifikimin në parlament që në vitin 2001.

 

Tri portokolle, të cilat kanë të bëjnë me administrimin e territorit, mbrojtjen e dheut dhe me transportet, janë votuar në vitin 2004 nga Këshilli i Shteteve.

 

Dossieri, i cili përveç ZvIcrën përfshin Bashkimin Evropian, Italinë, Francën, Austrinë, Slloveninë, Monakon dhe Lihtenshtainin, i kthehet përsëri Këshillit të Shteteve.

(http://info.rsi.ch)

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.