VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - KOSOVA HUMB NË ZYRIH SFIDËN E PARË ZYRTARE NDËRKOMBËTARE NË BEACH SOCCER (FUTBOLLIN E PLAZHIT)

                                                                                      

E Premte, 04.19.2024, 10:23pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
ZVICRA
 
KOSOVA HUMB NË ZYRIH SFIDËN E PARË ZYRTARE NDËRKOMBËTARE NË BEACH SOCCER (FUTBOLLIN E PLAZHIT)

E Shtunë, 07.12.2014, 08:47am (GMT+1)



ZYRIH - Shqiptarë dhe zviceranë janë mbledhur bashkë të mërkurën në Zyrih për të shikuar ndeshjen e parë miqësore ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës në Beach Soccer.

Kosova ka humbur me rezultat të thellë, 10-3, nga kombëtarja e Zvicrës në këtë ndeshje ë pranuar nga FIFA në Beach Soccer.

Kjo ishte sfida e parë ndërkombëtare për Kosovën në këtë kategori të futbollit.

Zyrihu nuk arriti t'i sjellë fat skuadrës së trajnerit Selami Rexhepi që humbi 10-3 përballë përfaqësueses shumë të fortë zvicerane, por gjithsesi duke zhvilluar një lojë të mirë, me shumë shanse, por të pafat në konkretizimin e golave.

Futbollistët e Zvicrës ishin në formë dhe të pamëshirshme ndaj ekipit mysafir nga Kosova, raporton albinfo.

Pjesa e parë ka përfunduar me rezultat 3:1 në favor të zviceranëve.

Gjithçka që bënë djelmoshat e skuadrës kosovare në pjesën e parë ishte goli i parë ndërkombëtar që e shënoi Kujtim Shala.

Shala tha për albinfo.ch se ka realizuar ëndrrën e tij të kamotshme për të veshur një ditë fanellën e Kosovës.

22-vjeçari kishte braktisur Zvicrën për të luajtur për Kosovën në Beach Soccer.

"Jam i lumtur që të paktën jam i pari që kam shënuar gol në një ndeshje ndërkombëtare të Kosovës në Beach Soccer. Është ekip ri, nuk kemi bërë stërvitje të mjaftueshme. Edhe pse humbëm, jemi krenarë që kemi luajtur për vendin tonë. Sërish do të luaj për Kosovën në ndeshjen e ardhshme të paralajmëruar në shtator me Gjermaninë", tha Kujtim Shala, që aktualisht luan për Beach Kings Emmen në Lucern.

Ndërkohë që në pjesën e dytë Kosova u tregua sërish e vogël ndaj Zvicrës, duke pësuar 5 gola për disa minuta.

Mbrojtësi Orhan Spahiu shënon golin e dytë të vetëm për Kosovën në pjesën e dytë të takimit në ZüriCabana në Hauptbahnhof Zürich.

Nga lojtarët më të mirë për Kosovën në përballjen me Zvicrën ishin pa dyshim Burim dhe Kujtim Shala nga nga Beach Kings Emmen.

Kujtim Shala pas disa rasteve ideale arriti të shënojë golin e dytë në pjesën e tretë të ndeshjes Kosova-Zvicra në Zyrih.

Edhe pjesa e tretë është dominuar nga zviceranët. Takimi është mbyllur me rezultat 3:10 në favor të ekipit helvetik. Më së shumti gola për ekipin zviceran ka shënuar Glen Hodel dhe Tobias Steinemann.

Por pavarësisht disfatës, trajneri Selami Rexhepi e cilësoi pozitive paraqitjen e Kosovës ndaj një ekipi jashtëzakonisht të fortë, siç është kombëtarja zvicerane "Schweiz Future".

"Me rëndësi është që arritëm të përfaqësohemi si Kosovë edhe në Beach Soccer të pranuar nga FIFA. Ky ishte qëllimi ynë kryesor. Duhet të merret në konsideratë se ne kemi përballë një ekip të Zvicrës që luan për disa vjet dhe me futbollistë të rinj, në moshë dhe të shpejtë. Duhet të merret parasysh edhe se ne kemi stërvitur vetëm qe një javë së bashku.

Portieri ynë është hera e parë që luan në rërë. Po rezultati nuk duhet të jetë shumë i rëndësishëm sesa paraqitja e parë e Kosovës në ndeshjen e parë ndërkombëtare në rërë", tha për albinfo.ch trajneri Selami Rexhepi nga BSC Illyrian.

Rexhepi tha se Kosovës i mungojnë futbollistë të rinj dhe është zotuar në të ardhmen të angazhohet që ta bëjë më interesant këtë sport te të rinjtë kosovarë.

Ai ka falënderuar edhe Federatën kosovare të futbollit që ia dhanë besimin ekipit të tij BSC Illyrian që këto ditë bëhen 5 vjet që kur është themeluar klubi i tyre, vite këto që ky klub ka kaluar në periudha dhe sfida të ndryshme në premier ligën zvicerane Suzuki Swiss Beach Soccer League.

Edhe trajneri i skuadrës zvicerane, Davor Ivçeviq, e ka vlerësuar pozitivisht paraqitjen e parë ndërkombëtare të Kosovë në Beach Soccer.

"Ishte shumë interesante dhe një lojë shumë e mirë për shikuesit. Me gjithë golat e shumtë, skuadra nga Kosova ka potencial dhe meriton komplimente me shpresë që të ardhmen do të kenë më shumë stërvitje për t'u bërë edhe më të fortë në garat e mëtutjeshme ndërkombëtare", tha Ivcevic. Ai ka çmuar lojën e Burim dhe Kujtim Shalës që luajnë për Beach Kings Emmen në Lucern.

Ndërsa për skuadrën e tij tha të jetë shumë e re në moshë dhe energjike. Të gjithë lojtarët, sipas tij, janë nga 18 deri 19 vjeç.

Stadiumi ZüriCabana në Hauptbahnhof Zürich nuk ishte mbushur me shikues. Botërori Brazili 2014 si duket ka lënë në hije një takim të tillë të rëndësishëm për të dyja ekipet.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
KOSOVË - MËRGIMTARËT ME PUSHIME PAGUAJNË PESË HERË MË SHUMË NË SPITALE SESA VENDASIT (07.11.2014)
ARLIND LOKAJ DUHET TË LARGOHET NGA ZVICRA BRENDA 31 KORRIKUT (07.10.2014)
QINDRA VETURA TË BASHKATDHETARËVE KONFISKOHEN NË KOSOVË PËR SHMANGIE TË TATIMEVE (07.10.2014)
KURRË NË ZVICËR NUK KANË ARDHUR KAQ SHUMË EMIGRANTË (07.09.2014)
ROMA E DËSHIRON XHERDAN SHAQIRIN (07.09.2014)
ANDRÉ BLATTMAN - HERËT PËR TËRHEQJE TË USHTARËVE ZVICERANË NGA KOSOVA (07.09.2014)
PRITJE MADHËSHTORE PËR ADMIR MEHMEDIN NË GOSTIVAR (07.08.2014)
DOSJA E VJEDHUR MJEKËSORE E SHUMAKERIT MUND TË KETË PËRFUNDUAR NË ZYRIH (07.08.2014)
RRITET MË TEJ PËRQINDJA E TURISTËVE NË ZVICËR (07.07.2014)
NË VETËN E PARË JETMIRA AVDYLI, SHQIPTAROZVICERANE QË I NGJASON SHUMË RITA ORËS DHE QË I PËLQEJNË SHUMË SFIDATNga KUJTIM SHABANI (07.06.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]