VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

ZVICRA DHE SHBA KANË VIZIONE TË PËRBASHKËTA PËR ZHVILLIMET ENERGJITIKE
Bilanc pozitiv i vizitës së minstres Doris Leuthard në Washington e Boston

E Shtunë, 07.12.2014, 09:26am (GMT1)




Voal-online.ch - Zvicra dhe Shtetet e Bashkuara janë gjithnjë e më pranë në nivel energjitik. Nuk flitet për prodhimin energjitik, por për vizionin e përbashkët për një të ardhme më pak të varur nga nafta dhe atomi. Ky është bilanci i vizitës së këshilltares federale Doris Leuthard në Washington e Boston me rastin e "Ditëve të novatorizmit energjitik". Kjo veprimtari u organizua nga Swissnex për të arritur partneritete të reja dhe për të nënshkruar marreveshje bashkëpunimi në fushën akademike.

Në North Eastern University të Boston pati fitues të rinj të 25 Watt d'Or, Oskarëve zviceranë të energjisë. Mikpritëse e veçantë ishte ministrja helvetike. U fol për gjithçka, që nga Solar Impulse tek dushi dhe riciklimi i ngrohtësisë. Mes projekteve të demonstruara ishte ai i komunës Gordola për "shfrytëzimin e energjisë së pastër".

Për delegacionin zviceran - përbërë nga mbi 70 përfaqësues të instituteve hulmutuese, enteve publike dhe sipërmarrjeve - ishte një tour de force. Në ditarin televiziv të mbrëmjes kryetari i bashkisë së Bostonit tha se "të punosh me partnerë të huaj si Zvicra është shumë e rëndësishme".rsi

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.