VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

SHIRAT E SHUMTË PO KRIJOJNË PROBLEME NË RRJETIN HEKURUDHOR ZVICERAN

E Djelë, 07.13.2014, 08:45am (GMT1)


Deri 84 litra ujë për metër katror

Voal-online.ch - Shirat e shumë që kanë rënë në veri të Alpeve, sasia e të cilave ka shkuar deri në 84 litra ujë për metër katror, janë duke krijuar probleme të ndryshme në rrjetin hekurudhor.

Linja Friburg-Berna ka qenë e bllokuar nga një rrëshqitje dheu, ndërsa ajo mes kryeqytetit dhe Tunit (Thun) është ndërprerë për shkak të përmbytjes ngauji. Një tjetër masë dheu ka përfunduar në binarët në kantonin Vaud, mes Chamby e Montbovon.

Shirat e fortë kanë shkaktuar probleme sidomos në kantonin e Bernës, ku ka pasur rënie të masave të dheut dhe vërshime të ujërave. Në zonat më problematike kanë shkuar menjëherë repartet e shpëtimit, sidomos në rajonin Köniz, ku disa shtëpi janë evakuuar.

ATS
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.