VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

XHERDAN SHAQIRI NË TOP 10 GOLASHËNUESIT MË TË MIRË TË BOTËRORIT

E Hënë, 07.14.2014, 07:03am (GMT1)



Ylli shqiptar i Zvicrës, Xherdan Shaqiri ka hyrë në mesin e dhjetë golashënuesve më të mirë të Kampionatit Botëror që u mbajt në Brazil, ku fitues doli Gjermania.

Shqiptari që realizoi hat-trick kundër Hondurasit në kuadër të grupeve, gjendet në mesin e lojtarëve që realizuan më së shumti gola në Botërorin e Brazilit.

Shaqa me tre golat e tij është në pozitën e fundit nga 10 golashënuesit më të mirë.

James Rodriguez i Kolumbisë është konfirmuar si golashënuesi më i mirë i Kupës së Botës 2014 me 6 gola të shënuar gjatë finaleje.

Edhe pse sfiduesit e tij më të afërm, Thomas Muller për Gjermaninë dhe Lionel Messi i Argjentinës zhvilluan nga dy ndeshje më shumë se ai nuk arritën të tejkalojnë kolumbianin.

Sulmuesi i Monacos ka shënuar 6 golat në 5 ndeshje. Muller dyfishoi golat e tij në Botërore, duke arritur në 10 sosh, por mbetet prapa rekordmenit të ri Miroslav Klose që ka 16 gola.

Lista e plotë e 10 golashënuesve më të mirë të këtij Botërori

6 gola James Rodríguez Kolumbi

5 gola Thomas Müller Gjermani

4 gola Lionel Messi Argjentinë Robin van Persie Holandë Neymar Brazil

3 gola André Schürrle Gjermani Karim Benzema Francë Arjen Robben Holandë Enner Valencia Ekuador Xherdan Shaqiri Zvicër.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.