VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Minaret, "Nuk do të kërkojmë falje"
E Shtunë, 12.12.2009, 06:25pm (GMT1)

 

 

 

Voal-online Pas votës për minaret, « Zvicra nuk duhet të kërkojë falje," ka thënë Micheline Calmy-Rey në Paris, ku gjendej për një intervistë me transmetuesin televiziv arab Al Jazira.

 

"Populli helvetik është shprehur dhe kjo duhet respektuar," tha shtuar Këshilltarja Federale, duke saktësuar se ka pranuar t'i takojë gazetarës e Al Jazirës për "të shpjeguar se në Zvicër komuniteti mysliman është i mirintegruar".

 

Shefja e Departamentit të Punëve të Jashtme gjithsesi ka pranuar se rezultati i votimeve të nëntorit do të shkaktojë ndonjë vështirësi e njëfarë hutimi.

 

Micheline Calmy-Rey e ka mbyllur intervistën duke ripohuar se vota nuk ka qenë kundër myslimanëve, por vetëm frut i ca paqartësive, të cilat janë të pranishme edhe në vende të tjera, për shembull në Francë. (http://info.rsi.ch)
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.