VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

GRUPI MBËSHTETËS I ARLIND LOKAJT - PËRGJIGJA NEGATIVE PËR LEJEN STUDIMORE NUK ËSHTË E ARSYETUAR

E Martë, 07.15.2014, 07:57pm (GMT1)



Voal-online.ch - Grupi mbështetës i Arlind Lokajt është zemëruar ndaj Kantonit. Në një komunikatë shtypi të publikuar të martën (sot), kritikohet vendimi me të cilin Seksioni i Popullsisë ia ka mohuar lejen për qëllime studimi 17 vjeçarit nga Kosova. Mbështetësit e tij thonë se për rastin e Arlindit nuk kemi të bëjmë me një përpjekje për të shmangur ligjin.

"Kishte fakte të reja, të cilët nuk janë marrë në konsideratë," thuhet në komunikatë. Nga njëra anë "përgjegjësit e Kollegjit të Papios të Askonës ishin deklaruar dakord për të pranuar djaloshin në institucioniun e tyre dhe një familje ishte treguar e gatshme të përballonte shpenzimet e shkollimit dhe po të ishte nevoja të jepte garancinë financiare të qëndrimit të tij në Zvicër". Këtë zgjidhje e kanë mbështetur personalitete të rëndësishme të komunës së Tiçinos si imzot Pier Giacomo Grampa, Franco Ambrosetti e Henry Peter. Këtyre të gjithave iu bashkëngjitet edhe një ekspertizë juridike.

Sipas personaliteteve në mbështetje të djaloshit Kantoni ka shkelur parimin kushtetues (të drejtën që të dëgjohen ankesat) që ua imponon autoriteteve të marrin parasysh shqyrtimin e argumenteve kryesore. rsi


www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.