VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

SOCIALISTËT - ZYRIHU TË BËHET ME DY KANTONE
Ideja u hodh në një interpelancë në Këshillin Komunal të Qytetarëve

E Premte, 07.18.2014, 06:48am (GMT1)


Voal-online.ch - Ideja për të krijuar një kanton të Zyrihut Qytet u hodh në një interpelancë nga dy këshilltarë komunalë socialistë, si përgjigje ndaj papërgjegjshmërisë nga ana e kantonit ndaj problemeve të qendrës së populluar.

Vështirësitë kryesore të nënvizuara nga propozuesit janë të lidhura me mungesën e strehimeve, me mjedisin dhe qarkullimin rrugor, sikurse edhe me shtimin e detyrimeve që ia kanë vënë qytetit Konfederata dhe kantoni.

Nëpërmjet një akti parlamentar është e domosdoshme të njihet kontributi i saktë i qytetit në Prodhimin e Brendshëm Bruto të kantonit, sikurse edhe përparësitë e mundshme financiare për qendrën të cilat do të krijoheshin nga lindja e një kantoni të ri.

ATS

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.