VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

PIKU I PUSHIMEVE - NË AGIM KOLONA  13 KILOMETËR E AUTOMJETEVE NË HYRJEN VERIORE TË SHËN GOTARDIT

E Shtunë, 07.19.2014, 07:29am (GMT1)


Voal-online.ch - Si çdo vit edhe këtë fundjavë të tretë të korrikut pushuesit janë vënë në kolonë të gjatë për të arritur në adresat e tyre, për çka iu është dashur të vënë në provë jo pak durimin e tyre.

Të shtunën (sot) që në orët e hershme të mëngjesit, në hyrjen veriore të galerisë autostradale të Shën Gotardit ishte formuar tashme një kolonë e gjatë gjapëruese veutrash, të cilat, aty nga ora 7 e pak kishte arritur në 13 kilometra, për çka koha e pritjes do të shkonte mbi tri orë. Probleme edhe në qafëmalin autostradal të Kiaso Brogedas me vonime të ndryshme për shkak të kalimit në doganë.

Gjatë natës së mbrëmshme janë regjistruar ngadalësime të ndryshme dhe bllokime në pika të ndryshme nevralgjike të rrjetit rrugor zviceran.rsi
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.