VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Orari i ri i trenave nuk ka shkaktuar asnjë shqetësim
E Hënë, 12.14.2009, 02:17pm (GMT1)

 

 

 

Voal-online Pavarësisht pamëshsirës së motit, ndërrimi i orareve të trenave dhe mjeteve të tjera të transportit publik që ka hyrë në fuqi dje në mëngjes në orën 03:00 në gjithë Evropën ka shkuar pa probleme. Këtë e bën të ditur një komunikatë ditore e FFS.

 

Gjithsesi dita do të kishte qenë e përkryer, nëse nuk do të kishte pasur ndonjë pengesë bezdisëse. Për shkak të vënies në punë të sistemeve elektronike, janë vënë re disa probleme tek shpërndarësit automatikë të biletave. Kjo nuk iu linte shumë rrugëdalje udhëtarëve. "Ky problem do të zgjidhet brenda pak ditësh," ka thënë për ATS/SDA zëdhënësi i FFS, Jean-Louis Scherz.

 

Gjithçka e qetë ndërkaq për trenat në rrjetin kombëtar. Por prova e pagëzimit pritet gjatë ditës së hënë, kur pritet piku i udhëtarëve, sidomos atyre direkt ka thënë në Bernë para mediave shefi ekzekutvi i FFS, Andreas Meyer.

 

Sipas FFS janë vënë re përmirësime në disa linja të rrjetit hekurudhor zviceran, si për linja Bernë-Gjenevë apo Gjenevë-lucernë, si dhe për disa linja të natës.

 

Në rrjetin ndërkombëtar nuk figuron treni Cisalpin. FFS e Trenitalie e administrojnë së bashku këtë linjë për trafikun midis Italisë dhe Konfederatës.

 

Nëse çmimet e biletave në rrjetin helvetik nuk janë rritur, kjo nuk vlen edhe për ata që udhëtojnë jashtë. Tani duhen paguar 5 franga për shpenzimet administrative për çdo linjë dhe për çdo njeri prenotuar në sportel apo në telefon. (http://info.rsi.ch)
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.