VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

XHERDAN SHAQIRI - PERSONAZH I SERISË VIZATIMORE PËR BOTËRORIN 2014

E Djelë, 07.20.2014, 11:01am (GMT1)


Stripartisti David Squires ka realizuar një koleksion pasi ka shikuar kampionatin për Kupën Botërore 2014 në Brazil. Stripat (seritë vizatimore) janë përjetësim i skenave të Botërorit dhe nëpërmjet artit marrin një tjetër kuptim. Shumica prej tyre janë bardhezi. Historinë e shpalos ende pa u luajtur loja e parë. Historinë e përthekon në 40 stripe. E në njërin prej tyre personazh është Xherdan Shaqiri, shkruan sot Koha Ditore.

"Botërori tashmë përfundoi dhe ishte goxha argëtues, e më e rëndësishmja, nxori disa materiale komike (dhe kjo ndodhi vetëm me Brazilin)", thotë David.

Por me stripin e tij ai shndërrohet më shumë në komentator sportiv, por kryesorja është që e inspiroi në artin e tij.

Për të turneu mori një hov të madh në fillim. "Spanja në lojërat e hershme dha material mjaft argëtues, e me një performancë që u kthye disa vjet më parë dhe na kujtoi kohën kur ata ishin vetëm disa nxënës që dështonin me rezultate. Ata humbën 5:1 nga Holanda, me Robin van Persie që shënoi golin e shquar me goditje me kokë nga distanca", është komenti i tij. Në strip kjo skenë e zë Robini van Persien në ajër tek e ka të sigurt goditjen me kokë.

Ndërkohë, Anglia e bëri gjënë e vet standard duke vrapuar shumë në fushë, por me pak efekt, dhe e gjeti veten me një ekip më të ashpër se ndonjëherë tjetër që përfundoi jashtë farës. "|Ata luajtën mirë në lojën me Italinë, por mbrojtja mund të ketë qenë më e mirë, me Andrea Pirlon e Joe Hart, që bënë disa herë gabime", është komenti i këtij artisti...

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.