VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

BAZELI QYTET DHE BAZELI FSHAT - MË 28 SHTATOR VENDOSET PËR BASHKIMIN E DY GJYSMËKANTONEVE
Kush do të jetë kryeqyteti?

E Martë, 07.22.2014, 01:58pm (GMT1)



E cila do të jetë karnevalja kryesore e Kantonit?

Voal-online.ch - Qytetarët e Bazelit do të vendosin më 28 shtator nëse do të krijohet një asamble kushtetuese për të përgatirur bashkimin e dy gjysmëkantoneve të ndara që prej vitit 1833.

Në fushatë që i paraprin votimit del në pah një temë qendrore: ku do të jetë kryeqyteti? Cilit qytet t'i jepet kjo detyrë? Bazelit, që është qendër ekonomike e rajonit, apo Listalit, kryeqendrës aktuale të Bazelit Fshat?

Polemikat i ka ndezur më shumë kryetari aktual i bashkisë së Listalit, Lukas Ott. Sipas tij, i takon pikërisht Listalit ta marrë këtë rol. Debati ka filluar. Fjala e fundit do t'iu takojë popullit dhe kantoneve zvicerane, sepse krjimi i një kantoni të ri ndërlikon edhe një ndryshim të Kushtetutës Federale.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.