VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

DEMOKRACIA E DREJTPËRDREJTË ËSHTË E PAPREKSHME - BURKHALTER REAGON NDAJ LETRËS SË BASHKIMIT EVROPIAN DËRGUAR BERNËS

E Premte, 07.25.2014, 07:12pm (GMT1)



Voal-online.ch - "Është një pozicion i qartë dhe i pritshëm" ai i Bashkimit Evropian, i cili kundërshton rinegocimin e marrëveshjes për qarkullimin e lirë. Bruksel jep provën e "një ngulmimi jo të ri", "na kishte paralajmëruar edhe para votimit popullor", pohon Didier Burkhalter në mikrofonët e Radio romande, në reagimin e parë të Qeverisë ndaj letrës që Njëzet e tetëshja ia ka dorëzuar sot (e premte) Bernës.

Presidenti Konfederatës ishte marrësi i letrës së firmosur nga Catherine Ashton, përgjegjëse e dimplomacisë së BE-së. Në tryezën e Këshillit Federal ekzistojnë mundësi të ndryshme, nga anullimi tek hartimi i një pakete që përvijon detajet e bashkëpunimit të ardhshëm dypalësh, e cila përfshin edhe "konceptet e lidhura me emigracionin".

Burkhalter është i bindur se kur të jetë hartuar një strategji, populli në çdo rast do të thirret përsëri që të shprehet. Pala tjetër është e paluhatshme në disa pika, por Konfederata nuk e ka ndërmend të bëjë lëshime në pika të tjera. Njëra prej tyre është demokracia e drejtpërdrejtë.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.