VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

1 GUSHTI, FESTA KOMBËTARE - ZVICRA ORGANIZON KONCERTE PËR ZVICERANËT QË BANOJNË NË ARGJENTINË, URUGUAJ, PERU E BRAZIL

E Mërkurë, 07.30.2014, 10:20am (GMT1)


     Nuk festohet vetëm në Atdhe

Voal-online.ch - Përveç fjalimeve tradicionale të këshilltarëve federalë dhe parlamentarëve në Atdhe, Festa Kombëtare e 1 Gushtit do të organizohet edhe në Amerikën e Jugut. Me nismën e Departamentit Federale të Punëve të Jashtme (EDA) një formacion i Muzikës Ushtarake Zvicerane do të japë gjashtë koncerte për bashkëkombësit në Argjentinë, Uruguaj, Peru e Brazil.

Prej së mërkurës (sot) deri më 6 gusht, 15 muzikantë helvetë do të këndojnë himne, këngë të muzikës së lehtë, këngë folklorike dhe pjesë muzikore tradicionale zvicerane, mes të cilëve edhe Marshi Bernez, thuhet në një komunikatë të EDA.

Në Argjentinë, Brazil, Peru e Uruguaj jetojnë aktualisht 35000 zviceranë të regjistruar. Në tërësi e quajtura Zvicra e Pestë, pra bashkësia e qytetarëve helvetikë që banojnë jashtë, numëron rreth 740'000 veta. Për shumë prej tyre, 1 Gushti përbën një rast për të forcuar lidhjet me vendin amtar. rsi

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.