VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

LOKARNO NDERON POLANSKIN PËR ARRITJET E JETËS SË TIJ

E Mërkurë, 07.30.2014, 10:42am (GMT1)



Regjisori Roman Polanski ka marrë në jetën e tij disa çmime të filmit. Tani festivali në Lokarno e nderon atë për punën e jetës së tij.

Regjizori polako-francez Roman Polanski do të nderohet në festivalin e filmit në Lokarno të Zvicrës me një çmim special për veprën e jetën së tij. Përveç kësaj, njoftoi festivali, ai do të shfaqë me 14 gusht në Venecia filmin e tij "Venusi me peliçe".

Në vitin 2009 Polanski, regjizor i filmave ("Foshnja e Rosemarisë", Chinatown", "Pianisti"), qe arrestuar nga policia zvicerane rrugës për në festivalin e filmit në Zyrih, ku ishte i ftuar nderi. SHBA kishin shpallur një urdhërarresti ndërkombëtar për një delikt seksual të kryer para shumë kohësh.

Pas shtatë muajsh arresti shtëpie në vilën e tij në Gstaad (Kantoni i Bernës), në vitin 2010 u hodh poshtë kërkesa e Shteteve të Bashkuara për ekstradimin e tij. Që atëherë 80-vjeçari mund të lëvizë përsëri lirisht në Zvicër. Çmimin e nderit i Festivalit të Zyrihut, iu dorëzua me dy vjet vonesë.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.