E Hënë, 07.06.2020, 11:36pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
ZVICRA
 
DICK MARTY - KOSOVA KA VUAJTUR SHUMË, I DUHEN UDHËHEQËS ME DUAR TË PASTRA

E Mërkurë, 07.30.2014, 08:34pm (GMT+1)


Emisioni qendror i lajmeve i Radio Suisse Romande ka zhvilluar një intervistë me Dick Marty-n, ish-senator zviceran, autor i raportit në bazë të cilit janë duke u zhvilluar hetimet për krime të luftës të kryera nga shqiptarët në Kosovë. Marty flet për atë se raporti i prokurorit Williamson ka vërtetuar akuzat e bëra nga ai dhe se bashkësia ndërkombëtare, sipas tij, është vonuar me qëllim dhe ka injoruar zbardhjen e këtyre akuzave. Marty në intervistë flet po ashtu se ka qenë kundër "shpalljes së ngutshme" të pavarësisë së Kosovës ndërsa ndërhyrjen e forcave të NATO-s në Kosovë në vitin 1999 e quan në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare. Duke folur për aktualitetin politik kosovar, Dick Marty thotë se i vjen keq që për postin e kryeministrit sërish duhet zgjedhur në mes të Thaçit dhe Haradinajt

RSD: Ish përgjegjësit e UÇK-së kanë kryer krime kundër njerëzimit, këto ishin konkluzat e komisionit hetues të themeluar nga Komisioni Europian, pas disa akuzave për trafikim të organeve gjatë luftës në 1999. Hetuesit amerikanë thonë se kanë prova për këtë krim por edhe për një spastrim etnik organizuar kundër minoritetit serb, dhe kështu konfirmohen pikat kryesore të raportit Marty.

Marty: Po, absolutisht, krime lufte, krime kundër njerëzimit, akuzat e prokurorit Williamson janë të rënda dhe përbëjnë dy lloje të akuzave. Njëra, më e rënda, është që anëtarët të UÇK-së, të cilët mbronin shumicën myslimane kundër minoritetit ortodoks, dyshohet të kenë vrarë për t’ua nxjerrë organet dhe për t’i shitur. Williamson konfirmon që ka prova që e dëshmojnë këtë, edhe pse i injoron përmasat. Akuza tjetër ka të bëjë me spastrimin etnik kundër minoritetit serb dhe rom, por edhe kundër opozitës shqiptare, sipas një plani të organizuar, nga disa persona të cilët janë në krye të Kosovës sot.

Po, sot kanë pozitë përgjegjëse në Kosovë, vet Kryeministri Thaçi ka qenë udhëheqës i UÇK-së, dhe është akuzuar nga raporti Marty. Prokurori ka refuzuar të jep emra nga raporti i tij i cili mbahet shume konfidencial. Këta persona do të përgjigjen para një gjykate ndërkombëtare të themeluar për këtë çështje në vitin 2015, duke pasur parasysh që Gjykata e Hagës për ish-Jugosllavi ka pasur kufizim kohor. Këto të gjitha, na e përkujtojnë punën e Carla Del Ponte, e cila është ankuar shpeshherë për pamundësinë për të marrë informata nga shtetet të cilat kanë bashkëpunuar me UÇK-në, si SHBA, Mbretërinë e Bashkuar, të cilët, ashtu sikurse edhe BE-ja kanë qenë dhe janë edhe sot partnerë kryesorë me këta përfaqësues të UÇK-së.

RSD: Dick Marty, ju keni qenë autor i një raporti, para disa viteve, a mund të themi sot që koha po tregon që keni qenë në të drejtën e juaj?

Marty: Me keqardhje, po. Por më vjen keq që nuk ka pasur reagim më herët. Bashkësia ndërkombëtare ka dështuar, është dashur të veprojë më herët. Dua të çmoj punën e Williamson, i cili përgatiti një raport që vë në pozitë shumë të keqe administratën amerikane. Mos të harrojmë që në kohën e sulmeve ajrore, të cilat ishin në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare, amerikanëve, të cilët refuzonin të ndërhyjnë me forca tokësore, iu është dashur një partner, dhe janë mbështetur në Thaçin. Por qysh atëherë, administrata amerikane ka pasur informata serioze rreth personalitetit të Thaçit. Albright, nuk ka dashur të dëgjojë asgjë, duke thënë që e kaluara është e kaluar, ne duhet të shikojmë përpara. Kjo gjenerate e UÇK-së ka pasur mbështetjen e plotë të bashkësisë ndërkombëtare, edhe pse e kanë ditur që nuk janë persona bash të pafajshëm.

RSD: Në krahasim me raportin e juaj, cili është dallimi? Këtu flitet për diku 10 raste, e jo një organizim sistematik siç e keni përshkruar?

Marty: Duhet te lexohet raporti im! Nuk e kam futur në asnjë rast trafikimin e organeve në rend të parë. Në raportin tim flas për një grusht rastesh ku kemi dëshmi për trafikim organesh. Por çka është me rëndësi, ajo çka mediat nuk e kanë theksuar, është që ka pasur qindra vrasje, persona të torturuar, të burgosur në kushte shumë të tmerrshme dhe të torturuar por edhe të vrarë, kjo është esenciale. Për atë, Williamson përmend sot krime kundër njerëzimit, që është akuza më e rëndë që ka mundur të prononcohet.

RSD: Sot pyetja është, çfarë lloj gjykimi, para cilës gjykatë, gjithçka duhet të themelohet?

Marty: Fakti që është emëruar një prokuror i jashtëzakonshëm pas raportit tim, tregon qe nëse nuk kisha publikuar raport, asgjë nuk kishte ndodhur. Nuk ishin përmend këto raste. Dua të theksoj punën e madhe që ka bërë Williamson, por është absurde të emërohet një prokuror, para se të themelohet Gjykata? Shqetësimi im aktual është që nuk po e kuptoj pse nuk ka sot një pasardhës të Williamson?

RSD: Sipas jush, kjo vonesë e këtyre akuza ka të bëj me një realpolitikë të zhvilluar nga fuqitë e mëdha`?

Marty: Nëse bashkësia kishte dashur të gjej dëshmi, do t‘ia kishte arritur qëllimin. E ritheksoj që kam qenë vetëm, me një bashkëpunëtor 30 vjeçar. Dhe kemi gjetur fakte për raportin tim. Williamson ka pasur një forcë dhe mbështetje tjetër, ishte i rrethuar me 40 persona, dhe pas 3 vite pune ka sjellur rezultate të ngjashme. Kjo do të thotë që bashkësia ndërkombëtare ka mundur të kryej këtë punë më herët. Ajo çka dua për Kosovën, një vend i cili ka vuajtur, është që në krye të kësaj popullate të jenë njerëz me duar të pastra, e jo siç është tani.

RSD: Sot, çka dëshironi t’i thoni kolegëve të parlamentit zviceran dhe institucioneve zvicerane të cilët nuk ju kanë përkrahur në kohën e publikimit të raportit?
Marty: Asgjë shpresoj që ata dinë t’i lexojnë raportet, dhe t‘i interpretojnë. Është e vërtetë që isha vetëm. Por bindjet e mia më kanë dhënë forcën. Kishim dëshmi, dëshmi të personave të persekutuar, por edhe të personave të cilët kanë marr pjesë në këto krime. Por këta personi kanë frikë kur po shohin që shumë dëshmitarë, edhe dëshmitarë pranë Gjykatës së Hagës, vrarë, janë zhdukur viktimë të aksidenteve të ndryshme. Është për keqardhje që Zvicra ka refuzuar të investohet në hulumtimin e të së vërtetës.

RSD: Lidhur me Kosovën, Zvicra ka ndërmarrë hapa të shpejtë për njohjen, Micheline Calmy Rey e ka marrë këtë si angazhim personal, a ka mundur që kjo të luaj rol për gjendjen e tanishme?

Marty: Jam akuzuar që jam kundër pavarësisë së Kosovës. Unë vetëm kam thënë që është shpallje e ngutshme. Nuk mundet të shpallet i pavarur një vend i cili nuk ka administratë, por edhe më keq nuk ka shoqëri civile. Kjo është dashur të përgatitet më me shume seriozitet. Sikur sot, është për keqardhje që Kryeministri duhet të zgjidhet në mes të Thaçit dhe Haradinaj. Ky i fundit është paraqitur dy herë para gjykatës së Hagës. Është e vërtetë që është liruar, por është liruar pasi që më nuk kishte asnjë dëshmitar. Është shumë keq që bashkësia ndërkombëtare nuk ka bërë asgjë që të ketë në krye të këtij vendi persona me duar të pastra, dhe në këtë drejtim, nuk i kemi ndihmuar njerëzve të cilët jetojnë në këtë vend.(Albinfo.ch)

Dick Marty: Unë kurrë nuk e kam vënë në fokus tregtinë me organe

Ish-raportuesi i Këshillit të Europës në lidhje me dyshimet për krime lufte të kryera apo urdhëruara nga figurat udhëheqëse të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Dick Marty në një intervistë për radion zvicerane SRF ka thënë se deklarata e prokurorit Clint Williamson është e një rëndësie të jashtëzakonshme.

“Jo shumë kanë pritur rezultate kaq pozitive. Ambasadori Williamson flet për krime kundër njerëzimit. Ai e di se ç’domethënie kanë këto fjalë. Kjo që ka ndodhur sot është e një rëndësie të jashtëzakonshme. Dëshmitarët nuk kanë besim në drejtësinë kosovare dhe as në gjyqësinë ndërkombëtare. Për këtë ekzistojnë arsye. Në disa procese dëshmitarët janë vrarë, zhdukur, kërcënuar. Edhe sot për dëshmitarët është vështirë të dëshmojnë”.

Marty ka thënë se kurrë nuk e ka vënë në fokus tregtinë me organe, porse ka folur për raste të pakta. “Unë kurrë nuk e kam vënë në fokus tregtinë me organe.. Kam folur për pak raste. Williamson arrin në përfundimin e njëjtë”, i ka thënë Marty radios zvicerane, transmeton Koha.net.

Sipas tij, qytetarët e Kosovës meritojnë që të kenë udhëheqës me duar të pastra.

“Qytetarët e Kosovës meritojnë që në krye të vendit të vijnë gra dhe burra me duar të pastra. Deri më sot ndërlidhja mes politikës dhe krimit të organizuar ka qenë aq e madhe, saqë nuk ka qenë e mundshme të ndërtohet një administratë normale. Këtu edhe bashkësia ndërkombëtare ka një përgjegjësi të madhe”, ka thënë veç tjerash Dick Marty.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
LOKARNO NDERON POLANSKIN PËR ARRITJET E JETËS SË TIJ (07.30.2014)
1 GUSHTI, FESTA KOMBËTARE - ZVICRA ORGANIZON KONCERTE PËR ZVICERANËT QË BANOJNË NË ARGJENTINË, URUGUAJ, PERU E BRAZIL (07.30.2014)
DICK MARTY APROVON RAPORTIN E WILLIAMSON - DUHET NJË PROKUROR I PAVARUR NGA PRESIONET DIPLOMATIKE DHE I AFTË TË UDHËHEQË NJË HETIM TË TILLË... (07.29.2014)
DEMOKRACIA E DREJTPËRDREJTË ËSHTË E PAPREKSHME - BURKHALTER REAGON NDAJ LETRËS SË BASHKIMIT EVROPIAN DËRGUAR BERNËS (07.25.2014)
ZVICRA - DUHEN BËRË HETIME PËR GAZËN (07.24.2014)
BAZELI QYTET DHE BAZELI FSHAT - MË 28 SHTATOR VENDOSET PËR BASHKIMIN E DY GJYSMËKANTONEVEKush do të jetë kryeqyteti? (07.22.2014)
XHERDAN SHAQIRI - PERSONAZH I SERISË VIZATIMORE PËR BOTËRORIN 2014 (07.20.2014)
PIKU I PUSHIMEVE - NË AGIM KOLONA  13 KILOMETËR E AUTOMJETEVE NË HYRJEN VERIORE TË SHËN GOTARDIT (07.19.2014)
SOCIALISTËT - ZYRIHU TË BËHET ME DY KANTONEIdeja u hodh në një interpelancë në Këshillin Komunal të Qytetarëve (07.18.2014)
MË TË PASURIT E BOTËS PARAPËLQEJNË UBS - BANKA ZVICERANE NË KRYE TË KLASIFIKIMIT BOTËROR (07.17.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Korrik 2020  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lart]