VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Me rastin e 1 Gushtit, Ditës Kombëtare të ZvicrësPËRGJITHMONË KONFEDERATA HELVETIKEFotoreportazh nga ELIDA BUÇPAPAJ dhe SKËNDER BUÇPAPAJ

                                                                                      

E Shtunë, 04.20.2024, 04:23am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
ZVICRA
 
Me rastin e 1 Gushtit, Ditës Kombëtare të Zvicrës
PËRGJITHMONË KONFEDERATA HELVETIKE
Fotoreportazh nga ELIDA BUÇPAPAJ dhe SKËNDER BUÇPAPAJ

E Premte, 08.01.2014, 09:10am (GMT+1)


Të gjithë në Bazel mbrëmë për ta pritur 1 Gushtin, Festën Kombëtare të Konfederatës Helvetike. Ishim me qindra mijë për të parë spektaklin e fishekzjarreve mbi Lumin Rin. Një mrekulli e vërtetë. Por mrekullia më e madhe e këtij vendi është shteti ligjor dhe siguria. Ne shqiptaro-zviceranët e ndjejmë më shumë, sepse ne vijmë nga vende ku mbretëron kaosi nga keqqeverisja, ku në vend të faktorizimit të shqiptarëve, klasa politike po i shfaktorizon në mënyrën më cinike, duke i lënë pa punë dhe pa shpresë dhe duke i kthyer në gogol për Europën.

Në kushtetutën zvicerane thuhet që në hapje se ligji ndalon keqpërdorimin e pushtetit, dhe kjo sentencë është në themel të demokracisë zvicerane.

Por le të flasim sot për 1 Gushtin. Zviceranët janë komb patriot. E duan vendin e tyre. E mbrojnë vendin e tyre. Çdo qytetar i thjeshtë e ka për detyrë këtë.

Patriotizmi zviceran shprehet duke konservuar vlerat kombëtare, traditën, kulturën, multikulturelizmin, historinë gjithçka që është zvicerane, por ndërkohë multikulturalizmi jep mundësi për të patur një qasje me realiste ndaj globalizmit.

Zvicra mbetet si një sistem politik unik në botë, për shkak të demokracisë direkte helvetike dhe neutralitetit. Sistemi politik i Zvicrës është i bazuar në konsensus dhe pjesëmarrje.

Zvicra nuk është vetëm vendi i çokollatave dhe orëve, por edhe vendi i referendumeve, çka i jep të drejtën dhe mundësinë çdo qytetari zviceran të jetë pjesë aktive e proceseve dhe vendimeve politike, ku fjalën e fundit gjithmonë e thotë populli.

Por Zvicra është edhe vendi i emigrantëve, të cilët me kalimin e kohës integrohen dhe nga brezi në brez bëhen pjesë integrale e vendit. Nuk është fjalë goje sigurisht ky proces.

Zvicra është metropol i kulturës, financave dhe politikës ndërkombëtare. Këtu vijnë me dëshirë të jetojnë artistë, poetë dhe shkrimtarë. Shumë Nobelistë kanë jetuar në Zvicër. Njëri prej tyre Herman Hesse ka jetuar pikërisht në Bazel, pranë hotelit Krafft Basel, ngjitur me urën Mittlere Brücke, ku tani jemi mbledhur me mijra për të festuar 1 Gushtin.


Si kredo të saj Zvicra ka «Unus pro omnibus, omnes pro uno». Kjo justifikon humanizmin e shtetit social. Kjo justifikon edhe mikpritjen e Zvicrës në raport me emigracionin. Zvicra i ka hapur dyert shpesh herë. Le të kujtojmë konfliktin e fundit në Kosovë, ku gjatë këtij konflikti Zvicera strehoi rreth 60 mijë shqiptarë nga Kosova.

Komuniteti i shqiptarëve këtu i kalon çerek milioni dhe sipas shifrave jozyrtare mund të jetë gjysmë milioni pasi një pjesë e madhe është e natyralizuar. Por shqiptarët në Zvicër paçka se janë integruar këtu shumë mirë, kur vjen puna në organizimin e tyre, ata kanë mbetur të cunguar dhe të ndarë, për shkak të ndikimeve të politikës së vendeve nga vijnë e cila vetëm i ka përçarë shqiptarët, qofshin edhe në Zvicër.

Sa i përket problemit të emigracionit sot nuk është një temë e lehtë për t'u diskutuar, por Zvicra nuk e harron solidaritetin helvetik, paçka se ndeshet me mendësi konservatore.

Por ne sot nuk do të flasim për këtë temë. Ne sot vetëm do të festojmë 1 Gushtin, duke i uruar Konfederatës Helvetike edhe mijra vjet të tjerë jetë e prosperitet, duke e ruajtur dhe pasuruar neutralitetin dhe shtetin demokratik, si shprehje e vullnetit të Sovranit.













ELIDA BUÇPAPAJ dhe SKËNDER BUÇPAPAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
1 GUSHT, DITËLINDJA E ATDHEUT - QEVERITARËT FESTOJNË ME POPULLIN (08.01.2014)
DICK MARTY - KOSOVA KA VUAJTUR SHUMË, I DUHEN UDHËHEQËS ME DUAR TË PASTRA (07.30.2014)
LOKARNO NDERON POLANSKIN PËR ARRITJET E JETËS SË TIJ (07.30.2014)
1 GUSHTI, FESTA KOMBËTARE - ZVICRA ORGANIZON KONCERTE PËR ZVICERANËT QË BANOJNË NË ARGJENTINË, URUGUAJ, PERU E BRAZIL (07.30.2014)
DICK MARTY APROVON RAPORTIN E WILLIAMSON - DUHET NJË PROKUROR I PAVARUR NGA PRESIONET DIPLOMATIKE DHE I AFTË TË UDHËHEQË NJË HETIM TË TILLË... (07.29.2014)
DEMOKRACIA E DREJTPËRDREJTË ËSHTË E PAPREKSHME - BURKHALTER REAGON NDAJ LETRËS SË BASHKIMIT EVROPIAN DËRGUAR BERNËS (07.25.2014)
ZVICRA - DUHEN BËRË HETIME PËR GAZËN (07.24.2014)
BAZELI QYTET DHE BAZELI FSHAT - MË 28 SHTATOR VENDOSET PËR BASHKIMIN E DY GJYSMËKANTONEVEKush do të jetë kryeqyteti? (07.22.2014)
XHERDAN SHAQIRI - PERSONAZH I SERISË VIZATIMORE PËR BOTËRORIN 2014 (07.20.2014)
PIKU I PUSHIMEVE - NË AGIM KOLONA  13 KILOMETËR E AUTOMJETEVE NË HYRJEN VERIORE TË SHËN GOTARDIT (07.19.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]