VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

CARLA DEL PONTE - DO TË KTHEHESHA PËR T'I GJYKUAR KRERËT E UÇK-së
E Shtunë, 08.02.2014, 08:09am (GMT1)


HAGE - Ish-kryeprokurorja e Tribunalit të Hagës, Carla Del Ponte, ka thënë se do të ishte e gatshme të kthehej në Hagë për të përfaqësuar aktakuzën kundër krerëve të UÇK-së.

E pyetur nëse e tërheq që përsëri të vishte teshat zyrtare dhe të paraqet një padi kundër udhëheqësve të UÇK-së në sallën e gjyqit, Del Ponte i është përgjigjur pozitivisht gazetës për 'Novosti' të Beogradit.

Duke folur për raportin e Williamson për hetimin e trafikimit të organeve, Del Ponte tha se Prokurori amerikan do ta ketë të vështirë për të provuar dhe gjetur dëshmitë për serbët, romët dhe shqiptarët në Kosovë, dhe kjo është pengesa kryesore në këto hetime.

Spekulimeve se edhe Hashim Thaçi do të jetë mes të akuzuarve, ajo tha se nuk mund t'u japë një përgjigje por një gjë është e sigurt dhe kjo që hetuesit tashmë i kanë identifikuar të dyshuarit.

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.