VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

AEROPORTI I ZYRIHUT FITON WORLD TRAVEL AWARD

E Martë, 08.05.2014, 07:25am (GMT1)



Voal-online.ch - Aeroporti i Zyrihut është më i mirë i Evropës sidomos për vëmendjen që ia kushton klientelës së tij. Këtë e kanë vendosur nëpërmjet një votimi në internet disa ekspertë të udhëtimeve dhe një numër i madh i pasagjerëve duke ia dhënë kështu aeroportit të Kloten World Travel Award, çmimin Botëror të Udhëtimeve, një çmim i cili prej vitit 2003 vlerëson ato aeroporte që shkëlqejnë në industrinë e turizmit.

Aeroporti i Zyrihut ka pasur konkurues më të fortë aeroportet e Amsterdamit, Barcelonës, Hamburgut, Londra-Heathrow, Lisbonë, Mynihu i Bavarisë dhe Parisi-Charles de Gaulle, ka bërë të ditur Flughafen Zürich AG, kompania që administron aeroportin. ATS

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.