VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Supergjobë për Kredit Suis
E Enjte, 12.17.2009, 06:17pm (GMT1)

 

 

 

 

Voal-online Më shumë se një gjysmë miliardi gjobë ndaj Credit Suisse nuk duket të jetë një gjë e vogël. E dinë Shtetet e Bashkuara të Amerikës që ia kanë vënë një shumë të madhe prej 536 milionë dollarësh institutit bankar zviceran, akuzuar se ka bërë pagesa në dollarë amerikanë midis vitit 2002 e 2007 drejt vendeve të vëna nën sanksionet ekonomike të SHBA, midis të cilëve Iranit.

 

Banka nuk ka thënë nëse janë ndërmarrë operacione financiare drejt këtij vendi, por ka theksuar se zyrat e saj në Teheran ishin të mbyllura në vitin 2006.

 

Shifra ka dalë nga një marrëveshje midis bankës dhe Uashingtonit. Autoritet e SHBA kanë njoftuar se bëhet fjalë për vlerën më të madhe të arritur ndonjë herë në raste të ngjashme.

 

Drejtësia amerikane kishte konfirmuar në janar se do të hetonte operacionet e nëntë bankave të dyshuara se e kanë ndihmuar Teheranin. Banka britanike Lloyds TSB Bank kishte pranuar se kish lehtësuar dërgesat e qytetarëve të vendeve si Irani e Sudeni e kishte pranuar të jepte 350 milionë dollarë për ta mbyllur rastin.

(http://info.rsi.ch)

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.