VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

PAS STREET PARADE NISET NGA ZYRIHU MË KËMBË PËR NË ITALI - PREJ KATËR DITËSH MENDOHEJ I ZHDUKUR

E Mërkurë, 08.06.2014, 07:13pm (GMT1)


Voal-online.ch - Një italian 39 vjeçar do të kthehet në provincën Monza të Brianzas pas Street Parade të së shtunës, ndërsa familja ishte duke e kërkuar. Kërkimi ka vazhduar deri të mëkurën (sot) pasdite, sepse Franco Manno, kështu quhet, pas katër ditësh ka telefonuar në shtëpi: nuk kishte takuar "askënd që fliste italisht" dhe kishte vendosur të vazhdonte udhëtimin më këmbë. E veçanta që e bën më kurioze ngjarjen është se ai ka udhëtuar vetëm nja 40 kilometra dhe... në drejtim të gabuar. Kur ka telefonuar ishte në një resotrant në Döttingen, mu në kufirin gjerman. Një i njohur nga Winterthuri do ta marrë mysafir sonte në shtëpi, ndërsa nesër do të vijnë të afërmit dhe do ta marrin.

Italiani është magazinier, ishte nisur të shtunën në 6.30 me tren me një mik. Kishte kaluar gjithë ditën në rave party në Zyrih, por në çastin e kthimit, aty nga 18.30 në afërsi të trenit ata e kishin humbur njëri tjetrin. Nuk kishte biletë dhe prej atëherë nuk ka komunikuar me më mikun e tij. Celulari kishte disa ditë që nuk punonte.

Një vëlla kishte demoncuar zhdukjen tek karabinierët dhe vetë kishte ardhur në Zvicër, të hënën kishte shkuar në polici dhe në konsullatën italiane të martën e të mërkurën. Nga Franco asnjë gjurmë, as në qelit apo spitale. Shpallja për zhdukjen u publikua në Facebook, me shpresë se dikush e takonte. Familja kishte komunikuar edhe nëpërmjet emisionit të RAI-t "Chi l'ha visto?" (Kush e ka parë?).

Policia kantonale e Zyrihut, e pyetur nga mediat, kishte pohuar se ka marrë sinjalizime dhe veirifkimet ishin në vazhdim. Kishte sqaruar se ishte i ndryshëm nga brazilian 23 vjeçar që ishte zhytur në liqen gjatë festës dhe që ende kërkohet nga zhytësit. Për të kryer veprime të tilla për rastin e Francos ende nuk ekzistonin arsyet. rsi

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.