VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

POLITIKA E AZILIT DUHET RISHIKUAR - SIMONETTA SOMMARUGA ËSHTË E BINDUR SE E KA MBËSHTETJEN POPULLORE

E Enjte, 08.07.2014, 08:50pm (GMT1)


Këshilltarja federale në një shëtitje tradicionale buzë lumit Aare

Voal-online - Shëtitja tradicionale verore përgjatë lumit Aare në shoqëri të Simonetta Sommarugas është monopolizuar nga diskutimet mbi temën e azilit, me ndonjë theks në mbikqyrjen ndaj telekomunikacioneve.

Këshilltarja federale ka pohuar të enjten (sot) se sistemi i Dublinit, vënë në provë të vështirë nga vërshimi i emigrantëve në ardhje sidomos nga vendet në luftë, duhet të përmirësohet dhe të zhvillohet. Strehimi i personave në arrati është e nevojshme, tha Sommaruga, por ndihma në vendet e tyre dhe në vendet fqinje të atyre që janë në krizë është edhe më e rëndësishme.

Në nivel kombëtar, një ristrukturim i sektorit të azilit është absolutisht i nevojshëm, sipas këshilltares federale, e cila është e bindur se mund të llogarisë në mbështetjen e popullit, me kusht që të jetë trasparente e t'ua shpjegojë qytetarëve çdo etapë që ka ndërmend të përmbushë.ATS
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.