VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

QEVERIA ZVICERANE REHABILITON UJËSJELLËSIT E 9 FSHATRAVE NË KOSOVË

E Hënë, 08.11.2014, 08:17pm (GMT1)



Njësia e "Hidrorajonit jugor" dhe Komuna e Malishevës presin që sivjet t'i fusin nën menaxhim të gjithë ujësjellësit e kësaj komune.

Njazi Bytyçi, menaxher i njësisë së "Hidrorajonit" në Malishevë ka njoftuar, të dielën, se kjo do të arrihet përmes sigurimit të një investimi në rehabilitimin e ujësjellësve në 9 fshatra të kësaj komune nga fonde të Qeverisë zvicerane të cilat implementohen nga Commynity Development Initiative (CDI) dhe Dorsch.

Përfitues të këtij programi do të jenë fshatrat: Astrazup, Bellanicë, Dragobil, Bardh, Maxharrë, Shkozë, Guncat, Panorc dhe Tërpezë, shkruan më gjerësisht Koha Ditore.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.