VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

KËRKESAT PËR AZIL JANË RRITUR 30%

E Martë, 08.12.2014, 08:19pm (GMT1)

Voal-online.ch - Kërkesat për azil të paraqitura në Zvicër gjatë korrikut janë shtuar me 30% krahasuar me muajin e mëparshëm. Ato kanë qenë në fakt 2'911, kundrejt 2'234 sa kishin qenë në qershor, muaj në të cilin drejtori i Zyrës Federale të Emigracionit Mario Gattiker kërkoi një përkushtim më të madh nga kantonet për të përballuar vërshimin e refugjatëve.

Shtimi, sipas tij, shpjegohet pjesërisht me mungesën e interpretëve, që ka shkaktuar një vonesë në regjistrimin e shumë kërkesave të qytetarëve eritreas, të cilët kanë bërë pjesën më të madhe të kërkesave.

Në korrik ndërkaq 734 kërkues të azilit janë larguar nga Zvicra, ose 30 më pak se në qershor.

ATS

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.