VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

"Sjellje e çuditëshme e Francës"
E Premte, 12.18.2009, 03:43pm (GMT1)

 

 

 

Voal-online Hans Rudolf Merz, në një intervistë të sotme në Tages Anzeiger, e kritikon qeverinë franceze për çështjen e "vjedhjes" së të dhënave nga banka HSBC.

 

Sipas presidentit të Konfederatës bëhet fjalë për një sjellje të çuditëshme duke pasur parasysh se gjatë takimit në Bernë në fund të gushtit me ministren franceze të Ekonomisë, Christine Lagarde, kjo e fundit nuk e ka prekur ëtë çështje në një kohë kur ishte në dijeni të nxjerrjes së të dhënave në bankën gjenevase.

 

Sipas Merz bëhet fjalë për një mungesë transparence nga pala franceze.

 

Merz ripohon se ka qenë e drejtë të pezullohen ratifikimi i marrëveshjes për tatimin e dyfishtë me Parisin. Presidenti i Konfederatës thotë se trembet nga një përkeqësim i raporteve me fqinjët (Francë, Itali, Gjermani) për shkak të grindjes tatimore dhe se do të tonte sa më shpejt të krijonte një sekretari për çështjet financiare me jashtë.

 

"Duhet të diskutojmë, të bëjmë tratativa me këto vende." (http://www.info.rsi.ch)
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.