VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

ALAIN BERSET - ZVICRA E PESTË PËR NE ËSHTË SHUMË E RËNDËSISHME, ZVICERANËT NË BOTË JANË AMBASADORËT TANË
Berset - 750 000 zviceranët që jetojnë nëpër botë janë ambasadorët më të rëndësishëm të vendit tonë

E Shtunë, 08.16.2014, 07:55pm (GMT1)


Voal-online - "750'000 ziceranët që jetojnë nëpër botë janë ambasadorët më të rëndësishëm të vendit tonë," deklaroi ministri Alain Berset, duke e marrë fjalën në Kongresin e 92të të përpfaqësuesve të Zvicrës së Pestë (Quinta Svizzera, Die Fünfte Schweiz) në Baden.

"Pikat e forta, por edhe ato të dobëta të Konfederatës ju i perceptoni shpesh më mirë se ne që i jetojmë," ka shtuar këshilltari federali, i cili e ka shfryëzuar rastin për të kujtuar: "Nëse do të na duhej të bashkoheshim, do të kishit forcën numerike të një kantoni, i cili do të ishte i katërti për nga madhësia e popullsisë pas Zyrihut, Bernës e Vosë".

"Botës duhet t'ia bëjmë të qartë një fazë nganjëherë pak të njohur dhe gjithsesi krejt reale të vendit tonë, atë të një kombi pabesueshmërit kreativ",
ka saktësuar kreu i Departamentit të Brendshëm, i cili madje ka vënë në pah burimin më të rëndësishëm të Zvicrës, sipas tij "sistemin e tij të shkollimit të njohur në gjithë botën për cilësinë dhe kompetencat e tij".

"Bota do të ishte më e varfër pa Zvicrën e Pestë,"
tha më tej në fjalimin e tij ministri i Brendshëm i Zvicrës Alain Berset.

ATS
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.