VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

ANDREA BLATTMAN - VETËM USHQIME ZVICERANE USHTARËVE

E Djelë, 08.17.2014, 10:33am (GMT1)



Voal-online.ch - Në tryezën e ushtarakëve do të ketë vetëm ushqime zvicerane. Këtë e nënvizon André Blattmann, sipas të cilit, duke filluar nga vitit 2015 "buka, vezët dhe djathi dhe vezët duhet të jenë të gjitha prodhime vendi".

Nga kolonat e NZZ am Sonntag, komandanti i ushtrisë thotë se është i vetëdijshëm për faktin se kjo strategji do të kërkojë më shumë shpenzime, sepse artikujt e vendit janë më të shtrenjtë në krahasim me ata të importuar, por për këtë iu janë shtuar fondet në dispozicion mensave të ushtrisë.

Ky vendim është marrë në përgjigje të kritikave se në pjatat e ushtarakëve ka mish pule ose lepuri të importit, nga vende ku nuk respektohen normat që janë në fuqi në Konfederatë.

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.