VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Francë: Senati ndërron mendje
E Shtunë, 12.19.2009, 10:38am (GMT1)

 

Voal-online Senati francez me kërkesën e qeverisë ndëralpine nuk ka pranuar ta rendisë Zvicrën në listën gri të Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik. Senatorët e shumicës kanë tërhequr kështu një nen që parashikonte marrjen e kësaj mase në rast se Zvicra do të vazhdonte pezullimin e marrëveshjes franko-helvetike për tatimin e dyfishtë.

"Nuk dua të hedh benzinë në zjarr. Do të doja që gjërat të ndalen këtu. Jua kërkoj shprehimisht." Kështu foli ministri i Finacave Eric Woerth para senatorëve të cilët janë bindur.

Ndërkaq një zëdhënës i prokurorit federal helvetik ka bërë të ditur se një ish i punësuar i bankës HSBC të Gjenevës që ka nxjerrë të dhëna të shumë klientëve të bankës, ka filluar të bashkëpunojë me autoritetet franceze prej korrikut 2008.

Provokimin e tensioneve të forta midis dy vendeve e ka sjellë pikërisht lista e emrave të mbajtësve të llogarive në bankat zvicerane në zotërim të të cilave ishte vetëm financa franceze dhe, sipas Bernës, vjen nga vjedhja e të dhëna konfidenciale nga ana e Hervé Falciani. Siüas së përditshmes "˜Le Parisien', për ta pasur këtë listë kishte paguar. Woerth deri tani ishte mbrojtur duke thënë se lista ishte marrë në mënyrë ligjore. (http://info.rsi.ch)
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.