VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

ALAIN BERSET - PËR ZVICERANËT E DETYRUESHME NJË GJUHË TË DYTË NACIONALE QË NË SHKOLLËN FILLORE

E Premte, 08.22.2014, 07:41am (GMT1)



Voal-online.ch - "Kantonet e kanë të detyrueshme të mësojnë një gjuhë të dytë nacionale duke filluar që nga shkollat fillore." Kështu ka deklaruar këshilltari federal friburgas Alain Berset, i i cili shton, në një intervistë në Neue Zürcher Zeitung, se kjo zgjidhje është një "kompromis" të cilit të gjithë "duhet t'i përmbahen".

Duke iu referuar vendimit të fundit të kantonit Turgau për të hequr mësimin e frëngjishtes nga programi i shkollave fillore, këshilltari federal ka pohuar se çdo kanton duhet të "arsyetojë në nivel nacional dhe të marrë pjesë në kohezionin e vendit pa të cilin federalizmi nuk mund të funksionojë".

Në mbarim të shkollës së detyrueshme, nxënësit duhet të kenë zotërim në nivel të mjaftueshëm të një gjuhe të dytë nacionale dhe kantonet "duhet të marrin përgjegjësinë për ta arritur këtë synim", ka thënë friburgasi. Në rastin kur kantone të veçanta nuk gjejnë një bazë të përbashkët "Këshilli Federal mund të ndërhyjë në pajtim me Kushtetutën". ATS
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.