VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

TONI BRUNNER KËRKON BASHKIM ME TË GJELBRIT LIBERALË

E Djelë, 08.24.2014, 08:27am (GMT1)


Toni Brunner gjatë asamblesë së SVP të shtunën (dje)

Voal-online.ch - Zgjedhjet federale të vitit të ardhshëm po afrohen dhe Toni Brunner, president i SVP, synon "të forcojë frontin e djathtë". Prandaj i fton edhe të Gjelbrit Liberalë (GLP - Grünliberale Partei) t'iu bashkohen listave të popullorëve të qendrës, sepse do të jenë më të besueshëm se aleanca midis FDP e PBD dhe sepse kanë interesa të përbashkëta në fushën e politikës financiare, të azilit dhe të jashtme.

"Partneri ynë natyral mbetet gjithsesi Partia e të Gjelbërve Liberalë", saktëson në kolonat e Schweiz am Sonntag Brunner, i cili nuk dëshiron të kalojnë tek e majta "nga katër deri në shtatë vende, siç ka ndodhur në vitin 2011".

Në SonntagsZeitung homologu i tij liberal-radikal Philipp Müller hapet ndaj një aleance të mundshme: "bashkimet e listave janë një çështje e kulluar aritmetike", pohon ai. Nëse SVP do të ngulmojë me iniciativat e saj popullore, gjithsesi, seksionet kantonale duhet ta diskutojnë gjerësisht, sidomos në Romandi".ATS
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.