VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Azili - Widmer-Schlumf kundër kontingjenteve

E Djelë, 12.20.2009, 11:09am (GMT1)


Për shefen e Departamentit Federal të Drejtësisë dhe Policisë kostot e kërkesave të reja për azil janë tepër të larta

Voal-online Sipas shtypit zviceran, Eveline Widmer-Schlumpf, sikur referon "Der Bund" «Tages-Anzeiger», është kundër rifutjeve në Zvicër të kontingjenteve që kanë të bëjnë me politikën e azilit. Ky pozicion që është kontradiktor, të paktën pjesërisht, me deklaratat e bëra në fillim të vitit nga ministrja e drejtësisë dhe policisë, e cila ka pohuar se mund të ekzistojnë mundësitë për sa i përket praktikave që janë ushtruar pas mbarimit të  luftës (është fjala për Luftën e Dytë Botërore shënim i Voal-online.ch) dhe që janë arkivuar vetëm në fund të viteve `90.


Këshilltarja federale e justifikon ndryshimin e kursit me rritjen e numurit të kërkesave për azil, në raport me situatën në tregun e punës si dhe me kostot tepër të larta që kërkon integracioni.

Në të shkuarën, Zvicera ka pritur kontingjente të shumta refugjatësh siç janë përshembull: hungarezët (në 1956), çekosllovakët (në 1968), kilienët (në 1973) dhe pastaj vietnamezët dhe polakët (në 1980). Është mikpritur po ashtu një grup refugjatësh tibetianë.

Kontingjentet e fundit të autorizuara në bashkëpunim me Komisariatin e Lartë të Kombeve të Bashkuara (UNHCR) kanë qënë ato të ish-Jugosllavisë: midis viteve 1991 dhe 1995, ku 500 persona kanë përfituar nga një masë e tillë. Në vitin 1999, Zvicera spontanisht ka mirëpritur 2500 refugjatë, të cilët i kishin ikur luftës, por pa ndërmarrë zyrtarisht kufizime.


Prej atëherë, Organizata zvicerane në ndihmë të refugjatëve (OSAR), kantone të ndryshme dhe vetë UNHCR, (Komisariati i Lartë i Kombeve të Bashkuara) kanë kërkuar më kot një kthim të politikës së kontingjenteve.


http://info.rsi.ch/home/channels/informazione/svizzera/2009/12/19/rifugiati.html

 

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.