E Enjte, 03.28.2024, 10:06am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
ZVICRA
 
ANITA SHALA SYNON KURORËN E MË TË BUKURËS SË ZVICRËS

E Djelë, 08.24.2014, 05:32pm (GMT+1)

Anita Shala dëshiron të zgjidhet "Miss Zvicra 2014". 20-vjeçarja, e cila jeton në Emmenbrucke të Lucernës, është e vetmja kandidate nga Zvicra qendrore, e cila merr pjesë në këtë spektakël. Ndihmësdentistes që punon në Zyrih nuk i pëlqen shumë grimin e tepërt dhe as veshjet ekstravagante. Edhe kur ka për të dhënë ndonjë intervistë para medieve, asaj nuk i duhet më shumë se 30 minuta për t'u rregulluar.

"Shumë më mirë kuptohem me njerëzit që nuk janë shumë të pashëm. Shumë njerëz bukurinë e lidhin me arrogancë, të tjerët me zili dhe xhelozi. Kjo nuk më pëlqen", ka thënë Anita.

Në klinikën dentare në Zyrih bukuroshja me prejardhje shqiptare, e cila është gjatë 1.77 cm, punon pa grim.

"Gjithmonë ka femra të bukura ose një trup më të mirë se unë, por ju duhet ta shfaqni atë që keni nga brendësia, e jo nga veshja. Pamja e jashtme është dhuratë nga zoti", thotë asistentja e dhëmbëve.

Shala është e lindur dhe e rritur në Emmenbrucke. Prindërit kanë prejardhje nga Kosova, transmeton albinfo.ch.

"Ata janë shumë të gëzuar që unë jam në mesin e finalisteve. Në veçanti nëna ime, e cila ishte e habitur kur i tregova për këtë. Ajo dëshironte gjithmonë të më shihte në një skenë të tillë", thotë asistentja bukuroshe. Gjithashtu edhe babai i saj ishte shumë krenar për arritjen e bijës së tij. "Ai e respekton pjesëmarrjen time, pavarësisht që kjo sfidë është me stres, megjithatë po ia kaloj mirë. Babain e kam si shok". Të gëzuar për pjesëmarrjen e saj në spektaklin "Miss Zvicra" janë edhe motra e saj, Agnesa, 18 vjeçe dhe vëllai Muhameti, 15-vjeçar. "Kam pasur përkrahje të madhe nga familja ime. Ne kemi një lidhje të veçantë familjare", thotë Anita Shala. Ajo ka mësuar shumë nga kultura e Kosovës, por këtë e ka gërshetuar edhe më arsimin e marrë nga Zvicra.

Në rrethin e saj Anita përshkruhet si një person me zemër të mirë. 20-vjeçarja, e cila që afro tre vjet është në lidhje me Rinorin, 22-vjeçar nga Zyrihu, me të cilin tashmë edhe bashkëjeton, tregon shumë për jetën e saj. E pëlqen diellin, sepse në rrezet e diellit ndihet veçanërisht mirë. Është e kujdesshme në ushqim, por nuk i kushton shumë rëndësi dietave. "Pikë e dobët" e saj duken të janë këpucët, ka aq shumë, sa që duhet një kohë e gjatë për t' i numëruar.

Anita nuk e ka idenë se çfarë do të ndodhë me të nëse shpallet fituese. "Përpara planifikoja gjithçka, kurse këtë herë e kam lënë që gjërat të rrjedhin vetvetiu. Nuk e kam idenë se a kam shans për të fituar", thotë ajo. Nëse fiton, ajo dëshiron të jetë një shembull për fëmijët e saj. "Unë kisha një fëmijëri shumë të mirë dhe dua ta trashëgoj atë përvojë", ka thënë Anita Shala, në një intrevistë për "Neue Luzerner Zeitung".

 

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
TONI BRUNNER KËRKON BASHKIM ME TË GJELBRIT LIBERALË (08.24.2014)
SHËN GALEN - NJË SHQIPTAR NGA PRESHEVA U VRA BRENDA NJË XHAMIE (08.23.2014)
NEVOJITET RESPEKTIM MË I MIRË I SË DREJTËS HUMANITARE NDËRKOMBËTAREApel nga Zvicra dhe KNKK në përkujtim të 150 vjetorit të Konventës të GjenevësNga DIDIER BURKHALTER & PETER MAURER  (08.22.2014)
ALAIN BERSET - PËR ZVICERANËT E DETYRUESHME NJË GJUHË TË DYTË NACIONALE QË NË SHKOLLËN FILLORE (08.22.2014)
REFERENDUM PËR ORARET E DYQANEVE - QEVERIA ZVICERANE E VENDOSUR (08.20.2014)
FEDERER ARRIN KUOTËN TETËDHJETË TË TITUJVE ATPTriumfon në Cincinnati kundër Ferrerit (08.18.2014)
ANDREA BLATTMAN - VETËM USHQIME ZVICERANE USHTARËVE (08.17.2014)
'LEOPARDIN E ARTË' E MERR REGJISORI LAV DIAZJuria vendos të vlerësojë filmin "Mula Sa Kung Ano Ang Noon" (Nga çfarë ishte dikur) (08.17.2014)
ALAIN BERSET - ZVICRA E PESTË PËR NE ËSHTË SHUMË E RËNDËSISHME, ZVICERANËT NË BOTË JANË AMBASADORËT TANËBerset - 750 000 zviceranët që jetojnë nëpër botë janë ambasadorët më të rëndësishëm të vendit tonë (08.16.2014)
'ZVICRA E PESTË' TAKOHET NË BADEN - NË KONGRESIN NUMËR 92 (08.15.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 

 
VOAL
[Shko lart�]