VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

SHËRBIMET SEKRETE ZVICERANE - PËLQEHET LIGJI I PROPOZUAR NGA QEVERIA

E Mërkurë, 08.27.2014, 09:28am (GMT1)


                Thomas Hunter

Voal-online.ch - Masat e reja për t'iu kundërvënë terrorizmit dhe spiunazhit, të përfshira në ligjin mbi Shërbimin Informativ, u pritën mirë nga Komisioni i Politikës së Sigurisë Kombëtare.

Shumica e anëtarëve të Komisionit i pranon propozimet e Këshillit Federal. Për këtë do të diskutohet gjatë stinorit dimëror të Dhomave të Parlamentit. Sipas presidentit Thomas Hurter (SVP), "miratimi i projektit është në rrugë të mirë".

Disa kundërshtime u paraqitën lidhur me mbledhjen e informacioneve. Sipas tyre, sfera private do të vihej në rrezik. Spiunëve do t'iu jepej mundësia të përgjonin emailet, kompjuterët dhe komunikimet në raste dyshimesh për terrorizëm, spiunazh, përhapje të armëve të shaktërrimit në masë, sulme ndaj infrastrukturave të rëndësishme dhe ndaj interesave kombëtare. Ndryshimet në këto drejtime janë refuzuar, por janë parashikuar përkujdesje ndaj këtyre dukurive. Hetimet duhet të bëhen nga policia, vetëm në raste të jashtëzakonshme nga Shërbimi Informativ. ATS

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.